Eko Higjiena

Rushiti: Në burgje ka edhe çmimore për narkotikët

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Dhuna fizike nuk është e pranishme në burgjet e Kosovës, siç ishte më herët, por ka kontrabandim të celularëve e narkotikëve, tha për Radion Evropa e Lirë, Feride Rushiti, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.

Rushiti thotë se Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, bashkërisht edhe me organizata të tjera dhe me institucionin e Avokatit të Popullit, monitorojnë sistemin korrektues të Kosovës, po ashtu edhe qendrat e ndalimit apo stacionet policore, si dhe shëndetit mendor që nga viti 2006 dhe del me raporte vjetore.

Fundamenti

“Fatmirësisht, mund të themi, që për dallim prej viteve të mëhershme ose ndoshta vitit 2007- 2008, tani dhuna fizike nuk është element që dominon në sistemin korrektues të Kosovës. Megjithatë, mund të ketë ndonjë rast sporadik, të izoluar, mirëpo nuk është dukuri, e cila i përcjell këto institucione”, tha ajo.

Ajo thotë se mediumet kanë potencuar që bë burgjet e Kosovës ka edhe armë edhe mjete narkotike, edhe telefona komunikues, kështu që ne gjatë vizitave tona monitoruese nuk mund t’i investigojmë rastet, mirëpo ka pohime nga të burgosurit që ka edhe lëndë narkotike. “Madje, kanë edhe çmimoren sa qarkullojnë, dihen edhe pavijonet se cilat janë ato më problematiket dhe mund të themi se thuhet që ka mjete narkotike”.
“Po ashtu, edhe për mjete komunikimi apo telefona, ka, pasi që edhe neve vetë si monitorues, kohë pas kohe ata na thërrasin dhe na shqetësojnë për çështje të caktuara. Kështu që, sipas pohimeve të të burgosurve dhe sipas kontakteve direkte, mendojmë që po”, tha ajo. /REL/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.