UBT

Rushiti: Inspeksioni ka vepruar në të gjithë sektorët, qytetarët po vetëdijesohen

/ 5 minuta lexim

Gjilan – Duke folur për punën e drejtorisë së inspeksionit gjatë periudhës së vitit 2018, Nevzat Rushiti drejtor tha se kemi vepruar me përgjegjësi dhe profesionalizëm në të gjithë sektorët dhe ju kemi përgjigjur të gjitha kërkesave dhe nevojave të qytetarëve. Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë qytetarët të cilët na kanë mbështetur në forma të ndryshme duke u treguar më të përgjegjshëm në punën tonë të përditshme tha Rushiti.

Nevzad Rushiti ndihet i kënaqur që gjatë vitit 2018 ka arritur me sukses të menaxhojë të gjithë sektorët e inspeksionit duke filluar nga ai ndërtimit, inspeksioni i tregut, inspeksioni i shërbimeve publike, dhe inspeksioni i veterinarisë.”Unë jam i kënaqur sepse bashkëpunimi në mes këtyre sektorëve nuk ka munguar dhe pothuajse kemi dalur në teren çdo ditë dhe ju kemi përgjigjur të gjitha thirrjeve apo kërkesave që na kanë alarmuar qytetarët. Vetëdijesimi i qytetarëve tashmë po rritet çdo ditë dhe kjo është një ndihmesë e madhe për ne sepse inspektorët nuk mund ta shohin çdo detaj apo gabim që mund të na ndodhë në fushën tonë të veprimtarisë dhe kontrollave” tha Rushiti.

Nevzat Rushiti mendon se në të gjithë sektorët është treguar përkushtim, profesionalizëm dhe disiplinë e madhe kurse inspektorët ishin në nivelin e detyrës së tyre. “Kemi qen vazhdimisht në teren dhe kemi bërë vizita e kontrolla dhe kujdestari të shumta. Gjithçka e kemi pasur nën kontroll dhe jam i sigurt se kështu do të ndodhë edhe në vitin 2019. Drejtoria e inspeksionit është e mobilizuar edhe këtë vit për të sfiduar të gjitha pengesat, në veçanti në fushën e ndërtimit dhe të sanitarisë” tha Rushiti.

Nevzat Rushiti thotë se kanë punuar në të gjitha drejtimet që Gjilani vërtet të ndihet i sigurt si në ndërtime, në sanitari, në ofrimin e shërbimeve publike dhe atë të tregut.

Më poshtë është dhënë një raport i drejtorit të inpeksionit me tabelat e prezantuara për të gjithë sektorët gjatë periudhës së vitit 2018./rajonipress/

Gjatë kësaj faze – (01 Janar 2018 – 18 Dhjetorë 2018), në sektorin e ndërtimit janë kryer këto punë:

Nr. Përshkrimi i punës – Gjithsejtë
1 Proc. Verb. – Ndërprerje të punëve 52
2 Aktvendime për ndërprerje të punëve 40
3 Përgjigje ndaj AKP-së 1
4 Inspektim i objekteve me leje ndërtimi 49
5 Përgjigje ndaj ankesave të qytetarëve 44
6 Inicime të procedurave gjyqësore për kundërvajtje 13
7 Inspektimet e pllakave dhe shtyllave në objekte kolektive dhe afariste – Përgjigje me shkrim 389
8 Inspektimet e pllakave dhe shtyllave në objekte kolektive dhe afariste – me Procesverbal 62
9 Gjoba Mandatore 16
10 Vendime për Rrënim 18
11 Konkluzione për Rrënim 18
12 Propozim për Konkluzion 1
13 Numri i Lejeve Ndërtimore 138

Inspeksioni i tregut

Raporti vjetor 2018

KKGJILAN

Kontrollime 737
Procesverbale të hartuara 514
Kërkesa të Qytetarëve 18
Ndalim i përkohshëm i aktivitetit 1
Aktvendime 159
Pranime teknike 159
Mjete te grumbulluara nga kërkesat e qytetarëve për tu pajisur me vendim për pranim teknik – 14,615.00 euro
Asistim Policisë së Kosovës 15

Inspeksioni i Shërbimeve Publike, Komunikacionit dhe i Ambienti

Të gjithë inspektorët kanë bashkëpunuar:
në inspektimin e hapësirave publike
në inspektimin e bartjes publike të udhëtarëve dhe të transportit
në inspektimin e objekteve të cilat duhet të pajisen me Leje Mjedisore,
në inspektim e lokalet afariste për përmbushjen e kushteve teknike
në shqyrtimin e kërkesave të palëve

Raporti detal për inspeksionin e shërbimeve publike, komunikacionit dhe për ambient është:

Nr. Aktiviteti, masat e ndërmarra dhe numri i tyre
1. Numri i inspektimeve 594
2. Numri i procesverbaleve 435
3. Numri i kundërvajtjeve 31
4. Numri i gjobave mandatore të shqiptuara 07
5. Numri i automjeteve të përjashtuara nga komunikacioni 35
6. Numri i aksioneve me Policinë e Kosovës 10
7. Numri i taksive që janë pajisur me leje pas vërejtjes së dhënë 15
8. Numri i lejeve për ndërhyrje në infrastrukturë publike 46
9. Numri i lejeve mjedisore 25
10. Numri i kërkesave të pranuara 58
11. Numri i kërkesave të shqyrtuara 53
12 Numri i kërkesave të cilat janë në shqyrtim 5

Inspeksioni i veterinarisë, sanitarisë dhe bujqësisë

Gjatë Inspektimeve të ushtruara në institucione arsimore kemi konstatuar gjendjen si vijon: Gjendje relativisht e mire sa i përket nivelit higjienik- në hapësirat ku zhvillohet mësimi dhe hapësirave te tjera te shkollës, nyjet sanitare funksionale mungojnë elementet hidro-sanitare (sapun i lëngshëm për pastrim te duarve, letër) .

Në vijim është bërë paraqitja tabelare e aktiviteteve të realizuara:

Natyra e punës Numri Vërejtje
Kontrollime-Inspektime 270
Procesverbale 141
Dënime 3 300 euro
Fletëparaqitje për Gjykate 2
Therrje të kafshëve 1607 Te hyra :8035 Euro
Transport të kafshëve 143, Te hyra 143 Euro
Përgjigje kërkesave të qytetarëve 27
Asistencë-pjesëmarrje me Insp. e AUV 67
Procesverbale për pëlqime sanitare 41 410 Euro