FITORJA

Rushiti: 2019-ta për Gjilanin ka qenë vit i lirimit të hapësirave publike

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Drejtori i Inspeksionit, Nevzad Rushiti, ka deklaruar se viti 2019 për Gjilanit do të mbahet në mend si vit i lirimit të hapësirave publike nga uzurpatorët.

“Kemi bërë maksimumin për lirimin e hapësirave publike nga uzurpatorët. Nuk ka qenë e lehtë, por nuk do të ndalemi së zbatuari ligjet në fuqi. Gjatë këtij viti janë rrënuar gjashtë objekte që kanë qenë në pronën publike dhe kanë penguar zhvillimin e projekteve të Gjilanit”, ka thënë Rushiti, në konferencën për media.

Rushiti ka njoftuar, po ashtu, se kanë zbatuar me përpikëri dy vendimet e kryetarit për kujdestaritë gjatë sezonit veror dhe vendimin mbi menaxhimin e ujit të pijshëm.

“Duke e falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen dhe qytetarët për lojalitetin, kemi arritur rezultate të kënaqshme në këtë aspekt”, ka thënë ai.

UBT

Gjatë vitit 2019 janë shqiptuar 63 gjoba mandatore për mbrojtjen e ambientit dhe keqpërdorim të ujit të pijshëm, ndërkaq numri total i procesverbaleve i Drejtorisë së Inspeksionit është 1348.

Drejtori i Inspeksionit, Nevzad Rushiti, ka potencuar se Zyra Kombëtare e Auditorit e ka vlerësuar pozitivisht punën e sektorit për ushqim – mishin, grurin dhe prodhimet nga gruri, që operon në kuadër të këtij dikasteri.

Në fund, drejtori Rushiti i ka falënderuar edhe organet e sigurisë, Policinë e Kosovës, Prokurorinë dhe Gjykatën Themelore për bashkëpunimin e mirë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.