ARKATANA

Rumunët i gëzohen lëndimit të Sadikut

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku do të mungojë për Zurichun në ndeshjen e Ligës së Evropës kundër Steauas së Bukureshtit.

Rumunët ende nuk e kanë harruar sulmuesin kuqezi Armando Sadiku, i cili shënoi golin e vetëm në përballjen Shqipëri-Rumani në Kampionatin Evropian në Francë, shkruan albinfo.ch.

“Armando Sadiku, makthi i Rumanisë në Evropian do të mungojë ndaj Steauas së Bukureshtit në Ligës së Evropës”. Ky është titulli i përzgjedhur nga portali “Sport Total”, që e konsideron një lajm shumë të mirë për Steauan faktin që kjo skuadër nuk do të ketë përballë sulmuesin kryesor të Zyrichut në raundin e tretë të ndeshjeve në këtë garë.

FIDANISHTJA

Mediat rumune gjithashtu shkruajnë se Sadiku mungoi edhe me Shqipërinë në dy ndeshjet eliminatore të Botërorit “Rusi 2018” ndaj Lihtenshtajnit dhe Spanjës dhe është ende herët që ia të kthehet në fushë.

Steauas i duhet patjetër fitorja në Bukuresht ndaj skuadrës zvicerane nëse dëshiron të jetë në garë për një nga dy vendet e para në grup, pasi aktualisht renditet e fundit me vetëm një pikë.

http://www.albinfo.ch/rumunet-i-gezohen-lendimit-te-sadikut/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.