United Hospital

Rukiqi thotë se e përkrahin marrëveshjen në ShBA, sa i përket aspektit të investimeve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi në një konferencë për mediaka thënë se në aspektin e investimeve, marrëveshja që u nënshkrua dje mund t’i sjellë dobi Kosovës.

Ai ka thënë se së bashku me një grup të bizneseve do të shkojnë në ShBA, për të analizuar dhe studiuar përfitimet nga kjo marrëveshje.

“Sa i përket pikave që janë aty, është e rëndësishme se ka një zotim të institucioneve amerikane për investime, që unë besoj që e bëjnë Kosovën të rëndësishme në transportin ndërkombëtar. Në këtë aspekt e përkrahim”, tha Rukiqi.

UBT

Ai duke folur për situatën ekonomike në vend ka thënë se Parlamenti i Kosovës nuk duhet të pres deri më 15 shtator për të diskutuar për çështje të rëndësishme siç është Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike.

“Do të diskutojmë edhe me kryeministrin disa masa që duhet të veprohet shpejtë. Mjetet e trustit do të ishin një ndihmesë, dhe se tash s’kemi kohë për analiza dhe efekt e saj. Qytetarët janë të gatshëm ti tërheqin ato, dhe ato duhet t’i marrin tash kur kanë më së shumti nevojë”./EO

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.