Fundamenti

Rukiqi: Rruga e vetme për zgjedhje, dorëheqja e Kurtit – Mënyrat tjera të papranueshme për LDK-në

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, ka deklaruar për Ekonomia Online se propozimi i tyre për të shkuar në zgjedhje është përmes dorëheqjes së kryeministrit Albin Kurti. Thotë se mënyrat tjera janë të papranueshme për LDK-në.

Opsionet e ofruara nga partitë tjera, Rukiqi i sheh të gabuar, ndërsa insiston fillimisht në dorëheqje e më pastaj në shpërbërje të Kuvendit.

Qeverisjen trevjeçare, Rukiqi e quan të dëmshëm për vendin, ndërsa përmend dështimin për anëtarësim në Këshill të Evropës e në fusha tjera.

“Realisht kjo qeveri vazhdimisht i bën dëm vendit nuk është pyetja se a duhet të shkoj vendi në zgjedhje apo jo por si duhet të shkoj në zgjedhje ka rëndësi të jashtëzakonshme edhe kjo është fakt ai që nuk e pranon si fakt se duhet të shkoj vendi në zgjedhje, sidomos pas një qeverisje të tillë skandaloze të kësaj Qeverie është naiv në mënyrën se si e sheh politikën ajo që ne kemi thënë në rendin e gjërave pra dorëheqje, pastaj shpërbërje dhe pastaj zgjedhje. Është rendi i cili i jep përgjigje keqqeverisjes, rezultateve negative në çdo sferë, i jep përgjigje çdo skandali diplomatik, politik, çdo dështimi si është rasti me Këshillin e Evropës. Pra nuk e amniston këtë Qeveri nga bilanci jashtëzakonisht negativ i tre viteve të fundit. Format tjera si janë diskutuar e lansuar në opinion kryesisht në 10 ditët e fundit e që janë të lidhura me shpërbërjen e Kuvendit, janë amnistim, pra është një far lloj amnistie për keqqeverisjen e kryeministrit Kurti”, u shpreh Rukiqi.

FIDANISHTJA

Shkuarjen në zgjedhje përmes shpërbërjes së Kuvendit, Rukiqi e sheh të gabuar. Thotë se është amnistim i keqqeverisjes së Albin Kurtit.

“Sa i përket zgjedhjeve, bashkëpunimi me opozitën e të tjera është një fakt i mjaftueshëm me tregu që ai është i dorëhequr, faktikisht është i dorëhequr, ne tani presim edhe dorëheqje të kryeministrit pastaj pas dorëheqjes ne mund të shkojmë në shpërbërje dhe pse dikujt mund t’i jepet e drejta për me marr mandatin e mbetur, sigurisht se kjo nuk është zgjidhje tani për tani për shkak se edhe ashtu kështu po i afrohemi ciklit të rregullt zgjedhor atëherë shkojmë në shpërbërje dhe caktohet data dhe shkojmë në zgjedhje por çdo format tjetër është amnestim i keqqeverisjes së kryeministrit Kurti, pra sikur është një lloj marrëveshje t’i mbyllin sytë para krejt asaj çka ka ndodh deri tani dhe sikur gjitha partitë po e pranojnë një far faji po merren vesh, e po shkojnë po garojnë”, u shpreh ai.

Ndërsa propozimet e partive tjera opozitare dhe datat e ofruara nga PDK-ja, Rukiqi i sheh si “imponim në shërbim të qeverisë aktuale”. Insiston që shkuarja në zgjedhje të bëhet përmes dorëheqjes.
“Çdo formë tjetër jashtë asaj se çka e thash është e papranueshme për LDK-në. E theksova, insistoj në atë çka e thash, dorëheqje, shpërbërje e pastaj data e zgjedhjeve. Kështu që çdo opsion tjetër që sillet në këtë formë është imponim për një veprim i cili realisht i bën shërbim Qeverisë, nuk i bën shërbim as vendit e as partive opozitare”, deklaroi Rukiqi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.