Eko Higjiena

Rukiqi paralajmëron recesion ekonomik i bënë thirrje Qeverisë të ndërmarr një varg masash

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rrukiqi në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se inflacion pritet të jetë ndër më të lartit në historinë e kohës së pasluftës, kjo për shkak të krizës ekonomike.

Sipas tij, kjo do të ndikojë drejtpërdrejtë në mirëqenien e jetesës së qytetarëve, duke shtuar se mund të kemi një krizë të ofertës e cila lidhet edhe me mungesën e mundshme të produkteve.“Është një inflacion i lartë dhe sigurisht do të jetë ndër më të lartit në historinë e kohës së pasluftës. Kjo ne do të na krijojë shumë sfida pasi që rritja e kostos së jetesës ndikon drejtpërdrejtë në mirëqenien e jetesës së qytetarëve”.

“Gjë që do të ndikojë në përgjithësi në konsumin në shkallë vendi. Dhe kjo do të reflektohet edhe në shifrat e rritjes ekonomike. Tani jemi në një fazë ku mund të kemi një krizë të ofertës e cila lidhet edhe me mungesën e mundshme të produkteve dhe kjo veç e shton dozën e problemit të inflacionit”.

Ai i ka bërë thirrje Qeverisë që t’i shfrytëzojë të gjitha politikat e mundshme në mënyrë që vendi të mos rrezikoj të shkojë edhe në një recesion ekonomik.“Prandaj është thirrje për Qeverinë që t’i shfrytëzojë të gjitha politikat e mundshme në mënyrë që vendi ynë të mos rrezikoj të shkojë edhe në një recesion ekonomik. Kushdo që thotë se nuk ka krizë ekonomike e injoron problemin për shkak se një inflacion i lartë është shenjë e krizës”.

Eco Higjiena

Ndërsa shtoi se vendi nuk ka shkallë të lart të investimeve që ato të rrezikohen nga gjendja e krizës.Kurse për masat të cilat duhet të merren në raste të tilla Rukiqi thotë se duhet të bëhet rishikimi i normës së TVSh-së, një periudhe të caktuar të suspendohet mbledhja e akcizës së naftës, pagat të rishikohen në bazë të normës së inflacionit dhe të subvencionohet një pjesë e transportit të mallrave.

“Nuk është që Kosova në krejt periudhën e pasluftës ka qenë atraktive për investimet e huaja kështu që nuk mund të flasim për ndonjë rrezik të madh përderisa nuk ka shkallë të lart të investimeve.

Masat duhet të kombinohen sa i përket problemit të inflacionit. Në vende të ndryshme ka politika të ndryshme monetare që ne nuk i kemi. Ne duhet me ruajt një dinamikë të rritjes ekonomike e cila mundëson që bizneset të mos ndikohen nga rënia e fuqisë blerëse”.“Për mos me u ndikua fuqia blerëse duhet me u stimulua fuqia blerëse dhe kjo bëhet duke marr veprime që ndikojnë në uljen e çmimeve.Një ndër to është rishikimi i normës së TVSh-së ose normë zero apo 8 përqind për produktet të cilat janë esenciale dhe e ndikojnë shportën e konsumatorit. Për një periudhe të caktuar të suspendohet mbledhja e akcizës së naftës ose së paku për pjesën e rritur të çmimit të mos mblidhet e njëjta akcizë. Mund të shikohet edhe opsioni që pagat të rishikohen në bazë të normës së inflacionit. Mundësia është të subvencionohet një pjesë e transportit të mallrave të cilat janë me rëndësi për shportën e konsumatorit”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.