UBT

Rukiqi: Nëse i shtrëngojnë masat, gastronomët nuk do te jenë të vetmit që do të protestojnë

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se gastronomët nuk do janë të vetmit që do ngriten në protesta, në rast se shtrëngohen masat kundër parandalimit të koronavirusit.

Rukiqi, me anë të ‘Facebook’-ut, e ka lënë fajtor fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit për rritjen e numrit të rasteve, teksa ka thënë se “biznesi nuk mund ta paguaj vazhdimisht “faturën””, shkruan Gazeta Express.

“Nese ka shterngim masash, gastronomet nuk do te jene te vetmit qe do te protestojne. Biznesi nuk mund ta paguaj vazhdimisht “faturen” e pandemise, sidomoa tani kur numri i rasteve eshte rritur, si pasoje e fushates zgjedhore”, thuhet në postimin e tij.

FIDANISHTJA

Gastronomët për të hënën kanë paralajmëruar një marsh-proteste në sheshin e Prishtinës për të kundërshtuar masat për mbyllje të bizneseve, për heqjen e dënimeve dhe subvencionimin e pagave si dhe qirave për shkak të pandemisë COVID-19.

Rritja e numrit të të prekurve me COVID-19, është si pasojë e fushatës zgjedhore nga partitë politike dhe gastronomët nuk janë fajtorë. Kanë mbyllur sallat për dasma, dhe i kanë hapur vetë në fushatë për kalkulime politike”, deklaroi Petrit Kllokoqi nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.