Eko Higjiena

Rukiqi lut bizneset që t’i respektojnë masat parandaluese

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, u ka bërë lutje bizneseve të hapura që të respektojnë masat parandaluese ndaj COVID-19.

Përmes një postimi në “Facebook” Rukiqi thotë se përpjekjet e shumta për lejimin e hapjes graduale të ekonomisë mund të kthehet në pikën zero nëse nuk respektohen masat mbrojtëse, raporton “Zeri.info”.

“Kemi bërë shumë përpjekje dhe mund për të lejuar hapjen graduale të ekonomisë, edhe shumë me shpejt se vendet tjera, por gjithçka mund të kthehet në pikën 0 nëse masat për të cilat jemi zotuar që do t’i respektojmë nuk respektohen, sidomos në bizneset ku ka grumbullime dhe turma”, thotë ai.

Uji Dea

Tutje, ai shtoi se kthimi në normalitet ka rregullat e veta.

“Bota ka filluar t’i kthehet normalitetit, por ky normalitet tani i ka rregullat e veta. Rregull mbi rregullat është kujdesi për veten dhe për të tjerët, duke mbajtur distancën, duke mbajtur maskat (sidomos stafi) dhe duke bërë dezinfektime të rregullta”, bëri të ditur ai.

Rukiqi thotë se mospërhapja e virusit dhe shkuarja drejt përfundimit zyrtar të pandemisë lejon vendin që të fokusohet në pjesën e masave për rimëkëmbje të ekonomisë. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.