RCCOLA

Rukiqi: LDK-ja do të dalë fituese e zgjedhjeve, faktet në terën tregojnë se ka rënie të përkrahjes për këtë Qeveri

/ 4 minuta lexim
KKVITI

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës Berat Rukiqi, ka thënë se deklaratat e kryeministri Albin Kurti, që është i gatshme për zgjedhje, janë dorëzim nga qeverisja pa ndonjë rezultat, raporton Ekonomia Online.

Rukiqi ka thënë se një kryeministër që nuk arrin me qeverisë me mbi 50 për qind të votave, duhet që të jap dorëheqje dhe të mos kthehet më, pasi me këtë Qeveri, Rukiqi sheh dëm të madh për vendin.Ai ka thënë se kjo qeveri është dorëzuar duke përdorur kartat e viktimizimit në mënyrë që të fitoj ndonjë votë.

“Dorëzimi, dorëzim nga detyra, pra ka marr një mandat shumë të fuqishëm të pa precedent dhe prapë po dorëzohet. Po dorëzohet nga paaftësia, po dorëzohet nga mos përballimi i presionit, po dorëzohet nga qeverisja pa ndonjë rezultat. Normalisht ky dorëzim tentohet të shndërrohet në kartë të viktimizimit i cili më shpresën e tyre mund të kthehet edhe në ndonjë votë më shumë. Realisht ne e kemi thënë, e themi zëshëm që ata që dorëzohen duhet të japin dorëheqje jo me shikuar që ikjen ta bëjnë më të lehtë duke shfrytëzuar opozitën dhe viktimizimin. Kryeministri që dorëzohet, kryeministri që nuk arrin me qeverisë me 50 plus për qind duhet të jap dorëheqje dhe të mos kthehet më, për shkak se realisht ka bërë dëme dhe nuk ka treguar as një rezultat”, ka thënë ai.

Rukiqi ka thënë se nuk ka parti më të gatshme se LDK-ja që të shkoj në zgjedhje, kjo pasi sipas tij, partia ka kaluar në një proces zgjedhor të plotë në strukturat e brendshme.

Ai ka thënë se zgjedhjet duhet të vin si rezultat i një procesi që e konstaton dorëzimin e qeverisë, pra me dorëheqjen e kryeministrit.

Uji Dea

“Nuk besoj që ka parti që është më e gatshme, do të thotë ne kemi kaluar në një proces komplet të plotë në strukturat e brendshëm. Në zgjedhjen e organeve të reja të partisë, në fuqizimin e mandatit të kryetarit Abdixhiku, kemi program të detajuar për qeverisje. Kemi pasur vazhdimisht edhe vazhdojmë që të kemi takime në secilën pjesë të Kosovës. Normalisht kemi bërë edhe një reforme të domosdoshme e cila mundëson që profili i partisë të plotësohet me kuadro që janë të gatshme për me qeverisë. Kështu që duke i marr parasysh gjithë këta parametra e themi me plotë bindje që nuk ka parti që është me e gatshme për zgjedhje. Po zgjedhjet duhet të vin si rezultat i një procesi që e konstaton dorëzimin e qeverisë, arsyet pse kjo qeveri po dorëzohet dhe normalisht dorëheqjen e kryeministrit. Ne jemi të hapur për çdo periudhë e cila është periudhë e arsyeshëm edhe në aspektin formalo-juridik edhe në aspektin praktikë për organizim të zgjedhjeve”, ka thënë ai.

Rukiqi ka thënë se të gjitha faktet në terën flasin që ka një rënie të përkrahjes për këtë qeveri.

Ai ka thënë se duke parë deponimin e elektoratit, LDK-ja do të dalë parti fituese e zgjedhjeve.

“Jo ne nuk flasim për çështje hipotetike, nuk është temë kjo tani, ne në zgjedhje garojmë vetëm dhe garojmë për të qenë parti fituese. Gjitha faktet në terën flasin që ka një rënie të përkrahjes për këtë qeveri duke i parë të gjitha dështimet që i kanë edhe normalisht duke parë edhe deponimin e elektoratit tonë i cili do të dal parti fituese të zgjedhjeve. Do ta kthej aty ku ka qenë në kuotim të asaj qe ka qenë parti e rëndësishme në çdo proces për vendin dhe ka qenë parti që ka ditur me qeverisë edhe ka jep rezultate dhe jetë më të mirë për qytetarët e vendit”, ka thënë ai për EO.