Uji Dea

Rukiqi kritikon Qeverinë për buxhetin e vitit 2021: Është vetëm kompromis i partnerëve të koalicionit

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Buxheti për vitin 2021 i miratuar nga Qeveria e Kosovës, është më shumë kompromis i partnerëve të koalicionit qeverisës, se sa që reflekton prioritet zhvillimore të vendit, vlerëson kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.

Ai në një pronocim për Ekonomia Online, thotë se as nga ky buxheti i vitit 2021, sikurse nga ata të kaluarit nuk pret që buxheti të ndihmojë shumë në zhvillimin ekonomik.

“Më shumë është një lloje kompromisi politik i atyre që janë në koalicionin e ndonjëherë edhe te një pjese të opozitës se sa që reflekton qartë prioritetet zhvillimore të vendin dhe kjo na përcjellë që një kohë të gjatë. Një pjesë e madhe është kosto skemave sociale, një pjesë e madhe është financim i projekteve të cilat i kanë premtua partitë politike jo pse kanë qenë nevojë zhvillimore po kanë deshtë më tërheq elektorat. Prandaj unë nuk ka pritje të mëdha që buxheti e ndihmon zhvillimin as këtë vit, sikur nuk kam pasur pritje edhe viteve të kaluara”, është shprehur Rukiqi.

Ai thotë se efikasiteti i implementimit është një tjetër problem.

Qeveria e Kosovës me 30 tetor ka miratuar buxhetin për vitin 2021 në vlerë prej 2.4 miliardë euro. Me këtë buxhet sipas Qeverisë rritja ekonomike synohet të jetë 5.2 për qind.

Rukiqi ka folur edhe për masat e fundit që ka marr Qeveria për menaxhimin e pandemisë, e ndër to është edhe kufizimi i orari të punës për qendrat tregtare dhe sektorin e gastronomisë.

Fundamenti

Ai ka thënë se nëse Qeveria dhe ekspertët shëndetësorë e kanë parë të arsyeshme një mas të tillë për këtë sektorë atëherë duhet që të ndihmohen këto biznese.

Rukini ka propozuar që Qeveria të miratojë një pako stimuluese për sektorët që tash po prken, jashta asaj që parasheh Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

“Nëse ndodh çfarë do lloj kufizimi, atëherë Qeveria do duhej të jetë e gatshme me kompensuar me një pjesë të gjitha këto biznese që preken nga vendimet kufizuese dhe kjo ka ndodh në krejt Evropën. Sektori i tregtisë, gastronomisë po janë më së shumti që po preken, por pastaj po preken edhe sektor të tjerë dhe dëmi po shpërndahet në mënyrë proporcianle. Qeveria të miratoi një pako stimuluese për sektorët që tash po preken,jashtë asaj që është paraparë me pakon e rimëkëmbjes”, tha ai.

Sipas tij, një mbyllje tjetër eventuale, pa përkrahjen financiare të biznese vendin e dërgon në kolaps.

Në mesin e masave të reja që ka vendosur Qeveria qendrave tregtarëve dhe gastronomisë u lejohet puna nga ora 05-21, pas kësaj ore ato mund të punojnë vetë sipas modelit “take away”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.