UBT

Rukiqi: Ekonomia joformale mbetet sfidë, raportimi financiar ndikon në performancën e kompanive

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), në bashkëpunim me “Baker Tilly Kosovë” dhe Shoqatën e Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve në Kosovë, kanë organizuar konferencën me temën “Rishikimi i pasqyrave financiare, kërkesë ligjore për NVM në Kosovë”, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi ka thënë se ekonomia joformale mbetet sfidë.Sipas tij, raportimi financiar ndikon në performancën e kompanive.“Ajo që është shumë e rëndësishme në Kosovë është se ne jemi duke diskutuar për diçka që ka me rëndësi jo vetëm për informim, por edhe për vetëdijesimin e kompanive në raportimin financiar”. “Çdo përmirësimi i raportimit financiar ka ndikime pozitive në performancën e ekonomisë, por të njëjtën kohë në performancën e kompanisë”.“Ne jemi duke folur çdo herë e më shumë për koston e kapitalit dhe normalisht që ka një lidhje të drejtpërdrejtë me për rëndësinë e raportit financiar. Çështja e ekonomisë informale është sfidë dhe ndikim substancial ka raporti financiar”.Drejtori ATK-së, Ilir Murtezaj, tha se në vazhdimësi kanë ofruar shërbime efikase për tatimpaguesit.

Uji Dea

“ATK ja në vazhdimësi parashtron kërkesë që të bëhet edhe raportimi financiar i bizneseve. Jemi në fazën e digjitalizimit të sistemit dhe na u ka paraqitë një masë jo e kënaqshme për kategoritë A mos të jetë asnjë tatimpagues dhe ka disa elemente që nuk ka siguri”, ka thënë Murtezaj.

Sokol Havolli, zëvendësguvernator në BQK, tha se janë të vendosur që agjendën e raportimit financiar ta mbajnë prioritet.“Informata më të sakta financiare për raportimi financiar ndikuan në procesin e riskut, por dhe të mbikëqyrjes”.“Është e rëndësishme të theksohet roli i procesit të auditimit dhe kontabilistëve pasi aplikimi i standardeve është i rëndësishëm vetëm nëse shtyhet nga kontabilistët dhe auditorët. Si BQK jemi të vendosur që agjendën e raportimit financiar ta mbajnë prioritet”, ka thënë Havolli.Lulzim Zeka, auditor, ka thënë se është e rëndësishme të kategorizohen ndërmarrjet në ndërmarrje të vogla, mesme apo mëdha.“…mbi 4 milionë duhet të bëhet auditimi. Ligji s’ju dënon të bëni auditim në vend të rishikimeve. Rishikimi auditorm që kryhet nga ndërmarrja pra rritja e besueshmërisë së pasqyrave financiare”.“Auditimi mund të mos jetë formë e duhur e shprehjes së sigurisë pasi ndërmarrjet mundë të jenë më komplekse”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.