RCCOLA

Rukiqi dhe Azizi flasin për bashkëpunimin reciprok dhe të dyanshëm

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Në vazhdën e takimeve që po realizon Drejtori i drejtorisë Rajonale në Policinë e Kosovës (DRP) – në Gjilan Kolonel Agron Rukiqi me bashkëpunëtorë ka pritur në takim zyrtar kryetarin e Gjykatës Themelore në Gjilan z. Ramiz Azizi me stafin e tij.

Kolonel Rukiqi e falënderoj kryetarin e Gjykatës z.Azizin, për bashkëpunimin që gjykata themelore në Gjilan ofron për Policinë e Kosovës.

Udhëheqësit e të dy institucioneve biseduan për tema që ndërlidhën me bashkëpunimin reciprok duke u dakorduar se ky bashkëpunim do të fuqizohet akoma më shumë në të ardhmen.

Eco Higjiena

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan mbetët e përkushtuar në mbrojtjen e rendit publik dhe ligjit duke ngritur bashkëpunimin me prioritet me institucionin e Gjykatës.

Policia e Kosovës duke zbatuar ligjet e aplikueshme synon në krijimin e një ambienti të qetë për të gjithë qytetarët e saj thuhet në njoftimin e Ismet Hashanit, zëdhënës rajonal i Policisë së Kosovës./rajonipress/