FIDANISHTJA

Ruiz-Calavera: Kosova shumë shpejt merr liberalizimin e vizave

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Drejtoresha për Ballkan Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim në Komisionin Evropian, Genoveva Ruiz-Calavera ka vizituar Kosovën për të lansuar Programin e ri të Reformës Ekonomike me ç’rast edhe është takuar me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, raporton “Zëri.info”.

Haradinaj tha se ne këtë bisedë janë fokusuar në rezultatet që ka pasur Kosova por edhe në sfidat që e presin.

“Zhvilluam një takim më drejtoreshën për Zgjedhim. Biseda ishte e fokusuar ne prioritete e agjendë evropiane për Kosovën në reforma dhe në administratën publike biseduam për punët e kryera dhe sfidat e kryera. Jam i bindur që brenda muajve do të shënojë rezultate ne temat aktuale”, tha Haradinaj.

Fundamenti

Ndërkaq, Genoveva Ruiz-Calavera tha se Kosova do të ndihmohet në çdo sfide përfshirë këtu edhe fitimin sa më të shpejtë të liberalizimit të vizave.

“Kjo agjendë do ta udhëheqë Kosovën për t’i kryer reformat kyçe për sundimin e ligjit dhe që Kosova të vazhdojë përparimin. Kemi diskutuar rezultate të rëndësishme që i kemi arritur së bashku dhe zyra jonë këtu do ta ndihmojë qeverinë në këtë agjendë gjatë rrugëtimit të Kosovës. Jam e lumtur që në këto tema jemi duke bashkëpunuar dhe lëvizur përpara. Vendimet që merren nga qeveria duhet të jenë shumë të qëndrueshme. Mendoj që është shumë e rëndësishme të këndojmë për të rinjtë e Kosovës. Dhe besoj që do ta gjejmë një zgjidhje. Kam informuar kryeministrin në lidhje me vendimet dhe shpresojmë që shumë shpejt do të dalim me propozime që shumë shpejt të krye edhe liberalizimin e vizave, ka thënë ajo.

Ajo më vonë të zhvillojë takim edhe me përfaqësuesit e Qeverisë, Kuvendit dhe akterët tjerë. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.