Fundamenti

Rugova: Zëvendësministrat nuk emërohen këtë vit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Dy partnerët e koalicionit PDK -LDK janë vënë në siklet rreth përzgjedhjes së zëvendësministrave. Ky proces duket se nuk do të përfundojë gjatë këtij viti, për shkak të festave.

Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, ka thënë se çështja e emërimit të zëvendësministrave është një proces që merr kohë dhe në këtë drejtim nuk ka asnjë arsye që të nxitohet.

“Qeveria është konstituuar dhe nuk ka asnjë arsye që të nxitohet me emërime me pozitat e dyta të dikastereve qeveritare”, ka thënë ai.

ARKATANA

Rugova nuk ka mundur të deklarojë se kur mund të përfundojë ky proces para vitit të ri, apo pas tij. “Jo nuk kam ndonjë afat se kur mund të përfundojë ky proces. Por, mendoj se në mënyrë graduale do të rrumbullakohet gjithçka”, ka thënë ai.

Nënkryetari i LDK-së ka bërë të qartë se në kabinetin e Isa Mustafës nuk do të jenë 70 zëvendësministra, ashtu sikurse është raportuar. “70 nuk do të jenë, do të jenë më pak, por sa saktë nuk e di, edhe pse gjithçka do të varet se si merren vesh dy partnerët e koalicionit”, ka thënë ai për “Zërin”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.