United Hospital

Rugova trasoi rrugën drejt pavarësisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Me shallin rreth qafës në shenjë nderimi për të, me fotografi të tij në sirtar e me një libër voluminoz të shkruar për jetën e tij, Adnan Merovci, bashkëpunëtori më i afërt i ish-presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, sjell shumë të pathëna për veprimtarinë e karakterin e Rugovës, shkruan gazeta Zeri.

Si njeri i urtë, me aftësi të shumta intelektuale, me një karakter të fortë e optimizëm të thellë, Ibrahim Rugova ndihmoi në trasimin e rrugës drejt pavarësisë së Kosovës. Me kontributin e strategjinë e tij politiko-paqësore,

Rugova arriti ta “lëkundë” edhe karakterin e ish-udhëheqësit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq. Kështu tregon Adnan Merovci, ish-shefi i sigurimit të presidentit Rugova.

Ai në një bisedë ekskluzive për “Zërin” sjell shumëçka që lidhet me karakterin e Rugovës, me veprimtarinë e tij politike, qëndrimet e tij në Rambuje, qëndrimet e tij karshi UÇK-së dhe bombardimeve të NATO-s e deri te dobësitë e shakatë e ish-presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.

Uji Dea

Në takimin që ai kishte pasur me Millosheviqin në Beograd, në kohën e bombardimeve, kishte kërkuar prerazi plotësimin e kërkesave të NATO-s dhe ndaljen e luftës.

Ndërkohë, gjersa tregon për këtë takim shoqëruesi i ish-presidentit thotë se Rugova kishte arritur ta “mposhtte” Millosheviqin. Me armën më të fortë – fjalët.

“Madje-madje, në këtë rast Millosheviqi ka qenë goxha inferior në këtë takim dhe intelektualiteti i Rugovës e ka mundur Millosheviqin. Nëse ai në këtë takim i ka sharë të gjithë liderët botërorë, në raport me Rugovën e ka pasur njëfarë inferioriteti”, shton më tutje ai.

Edhe pse si udhëheqës i Kosovës atë kohë Rugova nuk e kishte përkrahjen e pothuajse askujt për një pavarësi, ai asnjëherë nuk i humbi shpresat.
“Optimist i papërmirësueshëm ka qenë Rugova, të gjithë ne pesimistë që nuk i kemi besuar. Për këtë arsye Rugovës i atribuohet çështja e vlerave e meritave për pavarësi”, shton më tutje Merovci gjersa thotë se fakti që ish-presidenti nuk ishte pjesë e shpalljes zyrtare të pavarësisë nuk e zbeh aspak kontributin e tij karshi këtij synimi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.