UBT

Rugova: S’mendoj që duhet të mbahen zgjedhjet, por LDK është e gatshme

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova ka thënë se nuk mendon se duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme, megjithatë ai ka thënë se nëse duhet të shkohet në zgjedhje atëherë edhe LDK do të pranojë.

Duke komentuar deklaratat e zyrtarëve të PDK-së për mundësinë e shkuarjes në zgjehdje të parakohshme, Rugova ka thënë për lajmi.net se nuk duhet të instalohet logjika e zgjedhjeve të parakohshme.

“Nuk mendoj që duhet të mbahen zgjedhje të parakohshme, por nëse veç duhet të mbahen, atëherë i mbajmë. Unë gjithmonë kam qenë i prirur që të respektohen, marrëveshjet, partneritetet, kontratat apo kontratat që bëhen mes subjekteve politike dhe nuk po e shoh naj urgjencë që të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Pse duhet të futet sistemi i përhershëm i zgjedhjeve të parakohshme. Pra po e fusim një logjikë që gjithmonë të ketë zgjedhje të parakohshme, pasi kështu edhe pas formimit të Qeverisë së re do të kërkohen zgjedhje të parakohshme”, ka deklaruar Rugova.

GRANDEMALL

Sipas nënkryetarit të LDK-së, Qeveria është duke e bërë punën si është më së miri, por ai thotë se kjo nuk po i përshtatet ndokujt.

Rugova poashtu ka thënë se është gabim të lidhet çështja e zgjedhjeve me problemin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

“Koalicioni po ashtu është i madhë dhe i ka dy të tretat e deputetëve e kështu mund ta çoj mandatin deri në fund. Po këta që po e lidhin me çështjen e demarkacionin. Por kufiri është duke funksionuar siç është edhe marrëveshja. Pra kufiri është aty, e hajde luje nëse mundeni. Nuk besoj që duhet të prishen raportet me SHBA-në, me BE-në apo NATO”, ka përfunduar Rugova. /Lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.