Hidromorava

Rugova: Sharjet po e rrisin LDK-në

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nënkryetari në largim i LDK-së, Haki Rugova, i është kundërpërgjigjur zërave kritik brenda kësaj partie të cilët pas përfundimit të Kuvendit të VIII zgjedhor kanë fol ‘zi e terr’ për kreun e kësaj partie Isa Mustafën dhe njerëzit të cilët qëndrojnë pran tij.Sipas Rugovës, sharjet që janë bërë ditëve të fundit nga disa persona brenda LDK-së, vetëm sa po e forcojnë fuqinë e kësaj partie.

“Parregullsi nuk ka pasur fare gjatë Kuvendit zgjedhor, gjithçka ka shkuar në rregull, dhe jam i habitur pse po spekulohet se ka pasur parregullsi, megjithatë mendoj se është mirë që po na shajnë sepse kështu po rritemi si LDK”, ka thënë Rugova për ORAinfo.

Duke folur rreth kohës se kur pritet të zgjidhet Kryesia e re dhe nënkryetarët, Rugova ka thënë se për këtë vendos kryetari Isa Mustafa.
“Presim që shumë shpejt kryetari të thërret Këshillin e Përgjigjëm, i cili do të zgjedh Kryesinë dhe nënkryetarët e rinj”, ka thënë Rugova.

Ai ka theksuar se ende nuk e di nëse do të jetë edhe për një mandat nënkryetar i kësaj partie.

HW

Për këtë gjë sipas tij, do të vendos Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së.

Që nga mbajtja e kuvendit të VIII zgjedhor të LDK-së, disa zyrtarë të pakënaqur të kësaj partie kanë drejtuar akuza të rënda në adresë të kryetarit të rizgjedhur të LDK-së, Isa Mustafa, duke e akuzuar atë për shantazh ndaj delegatëve.

Madje sipas tyre, mënyra e zgjedhjes së Isa Mustafës me aklamacion, e ka bërë të parregullt këtë Kuvend. I fundit që ka drejtuar akuza në adresë të Isa Mustafës ka qenë ish-themeluesi i LDK-së për Gjermaninë, Faik Gagica. Sipas tij, fjalori dhe veprimet e Isa Mustafës bien ndesh me filozofinë e LDK-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.