Eko Higjiena

Rugova: Qeverinë e bëjmë pa problem, deputetët tanë s’mund t’i marrë askush

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Haki Rugova thotë se LDK, AAK dhe Nisma do t’a dërgojnë emrin e mandatarit për krijimin e Qeverisë te Presidentja, pasi këto parti e kanë edhe numrin e nevojshëm të votave. Ndërsa për mundësinë së largimit të ndonjë deputeti të LDK’së, Rugova thotë se s’beson se dikush që ka marrë mandatin me ndihmën e partisë të kontrabandohet te ndonjë parti tjetër.

Nënkryetari i LDK’së, Haki Rugova, ka thënë se koalicioni i partive opozitare do ta propozojë kandidatin për Kryeministër te Presidentja Jahjaga.

Ai ka thënë se LDK, AAK dhe Nisma kanë shumicën e deputetëve në Kuvendin e Kosovës dhe rrjedhimisht plotësojnë kriterin e kërkuar në Kushtetutë që mandatari për të formuar Qeverinë duhet t’i ketë 61 deputetë.

“Ky koalicion ka të drejtë të formojë Qeverinë pa asnjë problem. Partitë, në këtë rast, LDK, AAK dhe Nisma kanë mandatarin për Kryeministër dhe do t’ia dërgojmë Presidentes për ta mandatar. Në këtë aspekt s’shoh asnjë problem”, ka thënë Rugova, për Express, të shtunën.

Eco Higjiena

Rugova ka mohuar mundësinë që dikush prej deputetëve të ardhshëm të LDK’së t’i bashkohet PDK’së apo ndonjë kontrabandimi të mundshëm.

“Së pari, ende s’dihet saktë se cilët janë deputetët e LDK’së. Nuk besoj se ka deputetë të LDK’së që mund t’i kontrabandojë ndokush. Mandatin e kanë marrë nga LDK’ja dhe le të shkojnë ku të donë”, ka thënë ai.

“Nuk e di cilët janë ata emra, por në qoftë se ka të tillë ne nuk mund t’i ndalim”, ka thënë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.