ARKATANA

Rugova: Po e presim dështimin e PAN-it

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Nënkryetar i LDK-së, Haki Rugova, ka thënë për “Zërin” se LDK-ja po pret që Qeverinë ta formojë koalicioni fitues.

Sipas tij, nëse ky i fundit dështon, atëherë LDK-ja do t’i fillojë bisedimet me të gjitha grupet e partive politike. “Ne si LDK po e presim që ta bëjë Qeverinë koalicioni aktual. Nëse ata dështojnë, atëherë ne bisedojmë me të gjitha grupet”, ka thënë Rugova.

ARKATANA

Por Dimal Basha, njohës i çështjeve politike, ka thënë se thirrja e seancës në shtator është e vonuar.

Sipas tij, nëse seanca dështon sërish situatën duhet ta zhbllokojë Gjykata Kushtetuese. “PAN-i duhet ta kuptojë se nuk mund ta mbajë peng popullin nëse nuk mund të gjejë zgjidhje brenda javës. Shtatori është vonë për një vend që po humb miliona, duke vënë interesin e partive para qytetarëve. Unë mendoj se nëse dështon seanca e radhës do të ishte e patjetërsueshme që t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për ta zhbllokuar këtë situatë, e cila është krejtësisht e tepruar dhe irracionale”, ka thënë Basha./Zeri/.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.