FIDANISHTJA

Rugova: Nëse nuk votohet Thaçi për president, prishet marrëveshja

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Pozita e presidentit mund të jetë shkaktari që do ta qonte Kosovën në zgjedhje të parakohshme.Dy partitë e mëdha që janë në koalicion, PDK dhe LDK, e kanë marrëveshjen që Thaçi më 2016 të vendosen në zyrën e presidentit për ta ushtruar detyrën e të parit të shtetit.

Mirëpo tre deputetë të LDK-së, Arben Gashi, Vjosa Osmani dhe Adem Salihaj, janë shprehur publikisht që nuk do ta votojnë liderin e PDK-së Hashim Thaçin për president.

Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova ka thënë për Indeksonline se është një marrëveshje që duhet të respektohet, që sipas tij duhet të votohet Thaçi për president. Rugova nuk ka pranuar të flas për deputetët që janë kundër Thaçit, duke preferuar që të pyeten deputetët.

Uji Dea

Sipas Rugovës, nëse nuk votohet Thaçi për president, prishet marrëveshja.

“Këtë pyetje duhet t’ia bëni deputetëve sepse unë s’jam deputet. Ne e kem një marrëveshje të shkruar dhe unë jam i prirur ta respektoj atë. Nëse ekziston një marrëveshje që ne e kemi pranuar si të tillë, atëherë ish dashur të votohet. E nëse nuk votohet atëherë prishet marrëveshja. S’kem çka bëjmë”, ka thënë Rugova.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.