UBT

Rugova: Kryesia e re, kapitull i mbyllur!

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Lidhja Demokratike e Kosovës, ditë më parë ka zgjedhur Kryesinë e re, mirëpo pjesë e kësaj strukture nuk janë deputetët më të votuar të kësaj partie të cilët kanë dalë nga zgjedhjet e 8 qershorit.

Në këtë kryesi nuk janë Vjosa Osmani me 40 mijë vota, Teuta Rugova me 37 mijë vota, Nuredin Ibishi me 15 mijë vota, Arben Gashi më 14 mijë vota, Haki Demolli me 14 mijë vota, Armend Zemaj me 11 mijë vota dhe Hykmete Bajrami me 10 mijë vota.

Uji Dea

Në vend të tyre, në Kryesi kanë hyrë emra si Arban Abrashi, i cili në zgjedhjet e 8 qershorit ka arritur të marrë 2792 vota; Rita Hajzeraj me 3285 vota; Vlora Dumoshi më 4951 e Skënder Hyseni me 5854 vota.

Për nënkryetarin e LDK-së, Haki Rugova, kjo çështje është kapitull e mbyllur. Ai thotë se të gjitha propozimet e kreut të LDK-së, Isa Mustafa, kanë marrë bekimin e anëtareve të Këshillit të Përgjithshëm. Sipas tij, të gjithë do të angazhohen në mënyrë që LDK të rikthehet partia numër një në vend.