Rugova: Isa, është i vetmi kandidat i LDK-së për kryeministër

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, në një prononcim për Telegrafin tha se është e mbyllur çështja e kandidatit të LDK-së për postin e kryeministrit të Kosovës.
“Këshilli Drejtues, me vota unanime ka zgjedhur Isa Mustafën kandidat të partisë për kryeministër. Nuk e di kujt po i konvenojnë këto ide dhe iluzione për nominime tjera. Ne jemi duke e përgatitur platformën tonë, të cilën do ta paraqesim para votuesve, në zgjedhjet nacionale. Kjo është ajo që po tentojmë të bëjmë si parti, dhe me emër të Zotit do ta bëjmë”, ka thënë Rugova.
Ndryshe, në media është publikuar lajmi në të cilin thuhet se brenda kryesisë së LDK-së po shqyrtohet mundësia që partia të zëvendësojë të nominuarin e saj për kryeministër, Isa Mustafa, me një kandidat tjetër.
Kjo është mohuar edhe nga sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri, i cili ka thënë se Mustafa mbetet i vetmi kandidat i LDK-së për kryeministër të Kosovës.
Mustafa ishte nominuar nga LDK, disa muaj më pare, në një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm. I vetmi që kishte votuar kundër kandidaturës së tij ka qenë ish kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu. /Telegrafi/