GRANDEMALL

Rugova i ri

/ 6 minuta lexim
Mobi Casa

Fëmijëria dhe rinia e Ibrahim Rugovës prezantohet në një libër të shkruar nga djali i axhës së ish Presidentit, Rrustem Rugova. Në të ai shpalos detaje rreth shkollimit, kohës kur Rugova filloi të shkruajë poezitë e para, studimeve, shpërthimin e tij në letrat shqipe, e shumëçka tjetër.

Të gjithë e njohin kontributin dhe aktivitetin politik të ish Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, sa ka qenë në krye të vendit dhe sa ka qenë kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, prej viteve nëntëdhjetë e këndej. Por, pak njerëz e njohin fëmijërinë dhe rininë e tij. Si u shkollua ai, kur filloi të shkruajë poezitë e para, cilat ishin raportet e tij me nxënësit tjerë, a ishte edhe si fëmijë i mbyllur në vetvete apo ishte i hareshëm, cilët ishin shkrimtarët e preferuar të tij? Këtyre pyetjeve Rrustem Rugova u jep përgjigje në librin e tij “Kujtime nga fëmijëria dhe rinia e Ibrahim Rugovës”, i botuar para disa ditësh nga shtëpia botuese ‘Filozofia urbane’. Libri është botuar në formatin elektronik dhe mund të lexohet në platformën www.librariaelektronike.com, ku krahas këtij libri, lexuesit mund të gjejnë online apo të shkarkojnë edhe libra të tjerë të autorëve të ndryshëm.

Duke folur për kohën në shkollën fillore, autori shkruan se Rugova menjëherë dallohej që nga klasa e parë e fillores me pedanterinë e tij në kryerjen e detyrave, në lëndën e bukurshkrimit, në leximin dhe mësimin e vjershave.

“Gjithnjë ka pasur sukses me të gjitha pesëshe. Mësuesit dhe arsimtarët tanë e zgjidhnin kryetar klase, e zgjidhnin udhëheqës të grupit letrar të shkollës, posa aty nga fillimi i klasës së pestë të fillores ai nisi të shkruajë poezitë e para. Arsimtarët ato poezi na i dërgonin me postë atëherë në ‘Rilindja’ dhe ‘Pionieri’. Botoheshin grup autorësh, apo edhe të veçanta”, shkruan ai. Rugova evokon kujtimin e punëtorit të bibliotekës së qytetit, Selman Bujupi, i cili thoshte se lexuesi më i rregullt i bibliotekës së qytetit ishte Ibra.

“Ne vërtet atëherë ishim të etshëm për shkollë, për libra. Ashtu si e ka thënë Ibrahim Rugova në librin publicistik, ‘Çështja e Kosovës’ dhe një intervistë me të huajt, ndeshjen e parë me libra Ibra e ka pasur në dhomën e fjetjes së babait të tij, Ukës, nga i cili kishin mbetur ca libra, ndonjë edhe në gjuhën italiane, të cilën ai e kishte njohur, siç e kishte njohur pjesërisht dhe gjuhën gjermane dhe serbokroate. Ato libra kanë ekzistuar deri vonë, por nuk e di se ku kanë mbetur tash”, shkruan në librin e tij Rrustem Rugova, duke shtuar se Ibra, siç e quan ai, edhe kur shkonte në piknik, apo për të zënë peshq e për t’u freskuar në lumin e Istogut, merrte ndonjë libër me vete. Madje ai shton se edhe kur kujdeseshin për tufat e bagëtive, Ibra shkonte gjithnjë me libër në dorë. Dashuria për librin e kishte nxitur Rugovën që të ikte nga bjeshkët e Rugovës, ku kujdesej për tufën e lopëve, dhe të shkonte në Prishtinë, ku ishte regjistruar në Shkollën e Mesme Normale.

Mobi Casa

“Por, në shtatorin e atij viti, mbase një apo dy ditë me vonesë Ibra u kthye në Istog, sepse në vitin shkollor 1962/63 pushteti atëherë kishte vendosur të hapte dy paralele të Normales së Pejës në Istog. Njëra paralele ishte vetëm me nxënës shqiptarë, e tjetra e përzier, serbë e shqiptar bashkë. Nxënësit që vinin nga fshatrat më të largëta e që i konsideronin se njihnin më pak gjuhën serbokroate, i vunë në atë klasën shqipe, ne nxënësve që kishim mbaruar klasën e tetë fillore në Istog na vunë në klasën e përzier. Mësonim aty, për hir të serbëve, gati të gjitha lëndët serbokroatisht, pos lëndës së gjuhës dhe letërsisë shqipe!”, tregon Rugova. Por, edhe në atë klasë të përzier me serbë e malazez, Ibra ishte nxënësi më i mirë. Madje, më i miri ishte se edhe nxënësit serbë që të thuash mësonin në gjuhën e tyre amtare.

“Më kujtohet një herë reagimi i profesorit të gjuhës serbokroate, Ratkoviqit, i cili sikur u tha dy-tre nxënësve serbë, që dukej se ishin pak më të mirë se të tjerët, se duhet t’u vinte marre që disa nxënës shqiptarë ishin më të mirë se ata, edhe në gjuhën e tyre amtare”, shton ai. Rugova shkruan se në atë kohë, në mungesë të letërsisë shqipe, lexonin letërsinë ruse, Tolstojin, Dostojevskin, Pushkinin e Jeseninin, ndërsa më vonë tregon se pati filluar të depërtojë edhe letërsia e perëndimorëve, të cilës, siç thotë ai, Ibra nuk iu nda kurrë.

Kur flet për shijet e veshjes së Rugovës, autori thotë se e ka pasur adet që vazhdimisht të vishej me shije e ndonjëherë mbante edhe flokë të gjata.

“Nuk qëndronte atëherë i tërhequr, dilnim me shokë edhe në ndonjë shëtitje. Më shumë kishte dëshirë të fliste për mendimtarët dhe shkrimtarët e mëdhenj botërorë”, shkruan Rrustem Rugova.

Në këtë libër, midis tjerash, autori jep detaje edhe mbi shpërthimet e para të Rugovës në letërsi, që ndodh në fillim të viteve shtatëdhjetë, pastaj flet për krijimin e qarkut letrar të Prishtinës, kontributin e tij si kryeredaktor i revistës studentore ‘Bota e re’ e deri te krijimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe inkuadrimi i tij në politikë.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.