United Hospital

Rugova i del kundër Presidentit Thaçi: S’mund të bëjmë ushtri pa Amerikën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nënkryetari i LDK’së Haki Rugova ka thënë se LDK nuk e mbështet formimin e ushtrisë pa përkrahjen e SHBA-ve dhe të NATO-s. Qëndrimi i zyrtarit të LDK’së vjen pas reagimit të Ambasadës së SHBA’së dhe NATO’s të cilat kanë dalë kundër hapave të njëanshëm të Kosovës. Nënkryetari i LDK’së ka thënë për Indeksonline se nuk mund të bëhet ushtria pa Amerikën.

“Ushtri pa Amerikën dhe BE-në nuk mundemi me bo. Ushtria nuk formohet pa përkrahjen e këtyre. Ushtrinë nuk mund ta bëjnë as PDK e as LDK, por atë e bëjnë institucionet e Kosovës në bashkëpunim me Amerikën dhe vendet e BE-së”, ka thënë Rugova.

Tutje, Rugova thotë se LDK e pati bërë ushtrinë në fillim të viteve 90.

“Unë nuk dua ta fus fitilin brenda shtëpisë tonë, mirëpo ushtri Kosova nuk mund të bëjë pa LDK-në, pa Amerikën dhe BE-në.

Fundamenti

Ndryshe, Kryesia e Kuvendit e ka proceduar sot në Qeveri projektligjin për FSK-në.

Pas këtij veprimi ka reaguar menjëherë ambasada e SHBA-vë në Prishtinë, e cila ka thënë se transformimin e FSK-së në ushtri e mbështete vetëm nëse bëhet nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese.

Qëndrim të ngjashëm ka dhënë edhe Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.