FITORJA

Rugova: Deputetët e LDK-së janë të obliguar të votojnë Thaçin president

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Krerët e Lidhjes Demokratike të Kosovës janë të bindur se Hashim Thaçi do të zgjidhet president i vendit.
Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova ka thënë se pret nga deputetët e LDK-së që ta votojnë Hashim Thaçin për president.

Sipas tij, deputetët e LDK-së, janë të obliguar që ta respektojnë marrëveshjen e arritur me PDK-në, marrëveshje e cila e bën Hashim Thaçin president.

“Ekziston një marrëveshje politike në mes të PDK-së dhe LDK-së dhe unë pres që deputetët e LDK-së ta respektojnë atë marrëveshje. Mendojë se këto janë parimet obligative që i obligonë deputetët tonë që të respektojnë marrëveshjen e bërë në mes të liderëve politik”, ka thënë Rugova për ORAinfo.

Ai ka thënë se LDK do të bisedojë me të gjithë e saj dhe t’i bindë ata se marrëveshja duhet të respektohet.

“Ka kohë ende, ne do bisedojmë me ta dhe do të shohim se çfarë do të del prej kësaj”, ka thënë Rugova.

FIDANISHTJA

Ndërsa nuk ka dashur të flas se çfarë do të ndodh me deputetët e LDK-së të cilët nuk do të votojnë Thaçin për president.

Në muajin prill pritet që deputetët e Kuvendit të Kosovës të votojnë Hashim Thaçin për president.

Zgjedhja e tij në këtë post parashihet edhe në marrëveshjen e koalicionit qeverisës, mes PDK-së dhe LDK-së.

Deri me tani të paktën gjashtë deputetë të LDK-së kanë paralajmëruar se nuk do të votojnë Thaçin president, madje ata kanë kërcënuar se nuk do të qëndrojnë as në seancë duke tentuar që të pamundësojnë kuorumin për fillimin e procedurave të zgjedhjes së presidentit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.