Rudina Magjistarit nuk i mjafton bashkëjetesa

Ajo e ka shprehur hapur në programin e saj të pasdites, në “Tv Klan”, se është me fat që ka njohur në jetën e saj një person të mrekullueshëm si Xhavit Bajrami, i dashuri i saj kosovar. Edhe pse lidhja ka hyrë në vitin e katërt, dhe ata tashmë bashkëjetojnë në Tiranë, Rudina poston zemra në murin e “Facebook”-ut të Xhavitit, duke i konfirmuar kështu dashurinë e saj publikisht.
Moderatorja e njohur, në rrëfimin e saj në ekran vitin e kaluar për lidhjen me kampioin e kikboksit, tregoi se historia e tyre kishte nisur në “Facebook”. Aktualisht Xhaviti jeton në Tiranë, një vendim që e mori në fillim të vitit 2013, menjëherë pas deklarimit të lidhjes nga vetë Rudina në televizion. Xhaviti ka hapur gjithashtu një palestër, ku ushtron të rinj në kikboks, tashmë si trajner.
Edhe pse lidhja e tyre po shkon mjaft mirë, ata ende nuk kanë planifikuar një ceremoni martese.