Rudina Magjistari: Po bëhem nënë!
Rudina Magjistari do të bëhet nënë për herë të parë. Lajmin e ka dhënë vetë prezantuesja e njohur ekranit të Tv Klan nëpërmjët rrjeteve sociale.
Ajo ka shkruar se: Zakonisht, lajme të tilla është vështirë t’i mbash për vete, ndaj dua ta ndaj me ju këtë moment kaq të mrekullueshëm të jetës sime. Pas disa muajsh, në vend të ketij lepurushit, (foto që ka publikuar ka një lepurush në dorë) në krahë do të kem nje beb. Bashkë me dashurinë time, jemi në këto momente çifti më i lumtur në bot. Ka shkruar Magjistrai në funpage – in e saj në Facebook.
Në ditët në vijim pritet të mësohet edhe gjinia e bebes.
Lajmi është pritur me shumë interes nga ndjekësit e saj të cilët e kanë uruar për një shatzanit të mbarë.
Rudina Magjistari është një figurë shumë e dashur televizive. Ajo prej disa vitesh drejton një nga emisionet më të ndjekura “Takimi i Pasdites”.


