Uji Dea

Rudaku: Të shfuqizohen vendimet e kundërligjshme, të ndëshkohen Zeka e Mustafa

/ 5 minuta lexim

Gjilan – Avni Rudaku tha se ne kërkojmë që për 80 përqind të vendimeve të kundërligjshme, të merren masa të menjëhershme, qoftë në riprocedimin e sërishëm të tyre në seancat e ardhshme dhe shfuqizimin e tyre, qoftë në ndëshkimin e punës së Zyrës Ligjore e cila mbetet ndër zyret më pasive, qoftë ndaj kryesuesit të Kuvendit Komunal që nuk po merret fare me Kuvendin, por me ministrinë e Punëve të Brendshme, qoftë ndaj kryetarit të komunës i cili aq shumë është zhytur në ndikimin në Kuvend, saqë në çështjet e Kuvendit Komunal, ai po paraqitet si përfaqësues dhe zëdhënës i Kuvendit, me çka, e dëmton rëndë pavarësinë e Kuvendit nga kryetari i komunës.

Nuk ka raport të Organizatave Civile në nivelin lokal dhe në nivelin qendror, madje edhe Raportet e Progresit të Komisionit Evropian në çështjet që kanë të bëjnë me Kuvendin dhe komunat, që nuk kanë konstatuar një qeverisje lokale të papërgjegjshme, jo efektive dhe jo efikase, pa zbatim të Ligjit mbi Vetëqeverisjen Lokale dhe ligjeve e rregulloreve përkatëse. Kështu është shprehur Avni Rudaku në një takim me mediet këtë të premte.

Avni Rudaku nënkryetar i VV ka thënë në një takim për medie se imagjinoni një Kuvend Komunal të Gjilanit, i cili vetëm për periudhën korrik-dhjetor të vitit 2012, në pesë seancat e Kuvendit të Komunës, ku janë miratuar 3 projekt-rregullore, 1 kontratë e Partneritetit Publiko-Privat (PPP) dhe 26 projekt-vendime mbi çështje të ndryshme të qytetit dhe fshatrave të komunës së Gjilanit, janë evidentuar nga OJQ “Anamorava” 15 vendime të kundërligjshme, që i bie rreth 80 përqind e vendimeve të kundërligjshme nga gjithsej sa janë shqyrtuar dhe miratuar. “Po të marrim parasysh se nuk janë analizuar të gjitha mostrat nga kjo organizatë, atëherë na dalin edhe më shumë vendime të kundërligjshme, e që na bën të shqetësohemi tejmase me këto shkelje”.

Rudaku mendon se zyra Ligjore në Komunë në vend se të kishte një rol aktiv në këto çështje, ajo as nuk i lexon ligjet dhe rregulloret, as nuk jep kontributin e saj në aspektin ligjor për çka është e thirrur. “Zyra Ligjore po merret vetëm me disa debate shterpë mbi dëgjimet publike, të cilat po i organizon jashtëzakonisht dobët, siç ishte kjo me numër minimal të pjesëmarrësve në ndryshimet që kanë të bëjnë me rregulloren e punës së Kuvendit Komunal” kashtuar Rudaku.

Rudaku tha se ne kërkojmë që për 80 përqind të vendimeve të kundërligjshme, të merren masa të menjëhershme, qoftë në riprocedimin e sërishëm të tyre në seancat e ardhshme dhe shfuqizimin e tyre, qoftë në ndëshkimin e punës së Zyrës Ligjore e cila mbetet ndër zyret më pasive, qoftë ndaj kryesuesit të Kuvendit Komunal që nuk po merret fare me Kuvendin, por me ministrinë e Punëve të Brendshme, qoftë ndaj kryetarit të komunës i cili aq shumë është zhytur në ndikimin në Kuvend, saqë në çështjet e Kuvendit Komunal, ai po paraqitet si përfaqësues dhe zëdhënës i Kuvendit, me çka, e dëmton rëndë pavarësinë e Kuvendit nga kryetari i komunës.

RCCOLA

“Kryetari i Komunës në vend se të kontrollohej dhe mbikëqyrej nga Kuvendi Komunal, po ndodh e kundërta, kryetari i komunës e ka zaptuar Kuvendin. Kjo cenon demokracinë dhe zërin e qytetarëve. Në debatin e fundit që lidhej me Kuvendin Komunal, nuk ishte kryesuesi i Kuvendit Komunal, por kryetari i komunës, thuajse kryetari është mbi Kuvendin, e jo nën të” tha Rudaku , nënkryetar i dytë i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan.

Kurse Ismajl Kurteshi kryetar i VV më tepër është marrë me raportin e GAP-it dhe banimin e kryetarit të komunës Qemajl Mustafa. “Ky është viti i gjashtë që Qemajl Mustafa, është kryetar i Komunës së Gjilanit, që do të thotë se gjatë katër viteve të para të ushtrimit të detyrës së kryetarit të komunës paska jetuar në Prishtinë, e kjo do të thotë se më në fund kryetari e ka pranuar se katër vite me radhë e paska shkelur nenin 2.3 c, pika 4 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe nenin 77.2 d. të Statutit të Komunës ku thuhet:”Mandati i kryetarit të komunës përfundon nëse ndërron vendbanimin në komunën tjetër”.

Kurteshi ka thënë se kur para disa viteve Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje ia pati tërhequr vërejtjen Kryetarit të Komunës se po e shkel ligjin dhe po e shpenzon padrejtësisht buxhetin e Komunës, ai atëherë nuk e pranonte se po jetonte në Prishtinë, kurse tani e pranoi se në pjesën më të madhe të mandatit të tij ka jetuar në Prishtinë. Kështu duke u përpjekur të demantojë raportin e GAP-it dhe mbi vendbanimin e tij, kryetari i pranoi tri fakte: Shkeljen e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe Statutit të Komunës. Shpenzimet e jashtëligjshme për udhëtime private gjatë disa viteve. Përgjigjen e pavërtetë dërguar Lëvizjes Vetëvendosje! në lidhje me vendbanimin.

“Me kalimin e kohës Kryetari do të pranon edhe shumëçka tjetër që paraqet shkelje edhe më të rëndë ligjore e morale, të pavërteta të shumta dhe dëmtim edhe më të madh të buxhetit të komunës. Sa më vonë që të zbulohen (pranohen) shkeljet ligjore, keqpërdorimi i buxhetit dhe marifetllëqet e tjera të kryetarit të komunës, komuna do të dëmtohet më shumë në çdo aspekt” ka thënë Kurteshi./rajonipress/