Eko Higjiena

Rudaku: Mos e votoni projekt buxhetin për vitin 2014

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komiteti për Politikë dhe Financa i komunës së Gjilanit ka mbajtur para pak ditësh dëgjimin publik për qytetarë rreth projekt-propozimit mbi buxhetin 2014, i cili pritet të miratohet në fund të muajit shtator. Nënkryetari i Qendrës së Lëvizjes VV në Gjilan, Avni Rudaku, bashkë me anëtarët e nënkomitetit për Ekonomi dhe Financa në radhët e kësaj Qendre, në konferencën për shtyp kanë hedhur një sërë kritikash për projekt – propozimin mbi buxhetin 2014, duke insistuar që të bëhet edhe një dëgjim tjetër publik para se të miratohet ky buxhet, sepse nuk kishte fare qytetarë pjesëmarrës për të dhënë ide rreth planifikimit buxhetor, dhe po ashtu, nuk ishin prezent as të gjithë anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), të cilët ishin organizatorë të këtij dëgjimi publik.

Avni Rudaku i ka shpjeguar të gjitha arsyet pse projekt-buxheti 2014 është buxhet i dëmshëm dhe buxhet konsumi, e jo buxhet zhvillimor për Gjilanin. “Shpenzimet për karburante të kryetarit Mustafa bëheshin nëpër vite vetëm për rrugëtimin e tij Gjilan-Prishtinë dhe anasjelltas, me paratë e buxhetit publik. Të përkujtojmë këtu se sipas një instituti që bënte analizat mbi komunat, Gjilani pati përmbyllur vitin, duke u kategorizuar si komuna me shkallën më të lartë të borxhit publik, me rënien e nivelit të të hyrave komunale dhe me rritjen e shpenzimeve në kategoritë e mallrave dhe shërbimeve. Problem tjetër i buxhetit komunal të Gjilanit është mungesa e racionalizimit të shpenzimeve komunale. Ka shumë zyrtarë të drejtorive që hanë drekë me paratë e buxhetit komunal. Anëtarët e Kuvendit Komunal, thuajse e mbajnë një seancë në muaj, shkojnë të gjithë së bashku pas seancës për drekë me shpenzime të buxhetit komunal dhe imagjinoni numri i tyre është shumë i lartë, 41 këshilltarë/e” ka thënë Rudaku.

Rudaku ka përmendur edhe privilegjet për zyrtarët pasi kanë përfunduar postet publike. “Është miratuar njëfarë vendimi që u jep privilegje zyrtarëve të lartë të komunës pas përfundimit të mandatit, ndërsa siç dihet kjo siguri dhe privilegj mund të bëhet më shumë në komuna me buxhet zhvillimor, me buxhet më të lartë, e jo këso beneficionesh në komuna me buxhet 20 milion euro, ku vetëm 3 milion ndahen për investime kapitale” – ka thënë Rudaku, duke shtuar edhe problemin tjetër të dyfishimit real të faturave edhe për shpenzimet komunale dhe trasnferimin e parave nga kategoria “Investime kapitale” në “Mallra dhe Shërbime” dhe “Paga dhe mëditje”.

Albulena Hajdari, anëtare e nënkomitetit për ekonomi dhe financa, u ka bërë apel të gjithë anëtarëve të Kuvendit Komunal për të mos e miratuar këtë projekt-buxhet të vitit 2014, në këtë formë siç është prezantuar nga KPF-ja.

“Projekt-buxheti i propozuar asnjë shpenzim nuk e ka të specifikuar saktë, qartë dhe të ndarë, apo të dihet destinacioni i shpenzimit, apo ta dinë edhe qytetarët se si po e shpenzojnë drejtuesit e qeverisjes lokale këtë buxhet. Këtë e bëjnë me qëllim që të fshehin shpenzimet luksoze që po i bëjnë apo për ndonjë mënyrë tjetër të keqpërdorimit, duke manipuluar me kolonat buxhetore në tërësi”- ka thënë Hajdari.

Eco Higjiena

Ajo tha se edhe pasojat e tjera të këtij prezantimi, siç e quajti, joprofesional, që e bëjnë vetëm studentët e dobët. “Me këtë formë të prezantimit të buxhetit, absolutisht qytetarët nuk mund ta kontrollojnë asnjë shpenzim të komunës, do të vështirësonte qasjen e medieve në gazetarinë hulumtuese, të organizatave joqeveritare në monitorimin e shpenzimeve të pushtetarëve dhe do ta bënte si buxhetin më jotransparent që ka ndodhur ndonjëherë” – ka përfunduar Hajdari.

Agron Shurdhani, njëherazi drejtues i nënkomitetit për ekonomi dhe financa, ka bërë krahasimet e kolonave buxhetore, duke treguar për rritjen e shpenzimeve për mallra dhe shërbime te zyra e kryetarit të komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafës. “Paramendoni zyrja e kryetarit të komunës ka shumëfish para për mallra dhe shërbime, por jo edhe drejtoria për bujqësi dhe pylltari. Po të krahasojmë mjetet buxhetore që ndahen për zyren e kryetarit të komunës me të gjitha drejtoritë, ato gjithmonë janë shumëfish më të larta” – u shpreh Shurdhani.

Ai ka tërhequr vërejtjen sidomos për mungesën e kolonës mbi obligimet që ka komuna ndaj furnitorëve dhe ndërmarrjeve të ndryshme. “Këtij prezantimi i mungojnë shifrat për obligimet dhe borxhet që ka komuna ndaj operatorëve ekonomikë, furnitorëve dhe ndërmarrjeve të ndryshme të ofrimit të shërbimeve. Është thënë edhe nga vetë zyrtarët komunalë se janë mbi 3.3 milion euro obligime që ka komuna si borxhe dhe këtu nuk e dimë se si do të kryhen, nga cila kolonë buxhetore do të rrjedhin ato” – ka potencuar Shurdhani.

Ndërsa anëtari tjetër i nënkomitetit, Rahim Pireva, kërkoi që ky projekt-buxhet të rishqyrtohet radikalisht. “Ky projekt-buxhet është shumë i dëmshëm. Nuk mund të jetë buxhet i mirë një buxhet i cili vetëm ndanë para për shpenzime komunale e jo për zhvillim ekonomik dhe zhvillim të bujqësisë e prodhimtarisë. Prandaj, ne kundërshtojmë këtë buxhet dhe kërkojmë që menjëherë të ndryshohet pa u miratuar” – ka thënë ekonomisti Pireva./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.