Eko Higjiena

Rubin: UÇK nuk kishte struktura formale të ushtrisë siç kemi parë në Perëndim

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Në vazhdimin e dëshmisë në ditën e tretë, ish-diplomati amerikan, James Rubin, iu drejtua edhe sot trupit gjykues së Speciales.

Në pyetjet e gjykatës se a kishte batalione Ushtria Çlirimtare e Kosovës gjatë luftës së fundit në vend, ai u shpreh se një gjë të tillë nuk e kishte parë.

FIDANISHTJA

“Me sa kam parë unë nuk ka pasë batalione apo njësi në UÇK. Nuk besoj se ka ekzistuar nga pikëpamja ushtarake ky lloj organizimi, apo të ketë struktura të tilla që mund t’i diskutojë. Nuk kam parë asgjë që përshkruan gjëra si batalioni, brigada apo njësi siç duhet të jetë në divizione apo regjimente që kemi parë ne në Perëndim”.“Në dijeninë tonë nuk ka ekzistuar diçka e tillë”, tha Rubin.I njëjti shtoi se nuk ka parë polici ushtarake brenda UÇK-së.

“Uniforma disa kishin e disa nuk kishin, nuk i konsideronim si polici ushtarake, apo komandantë të brigadave apo shtab i përgjithshëm nuk kemi parë. Ndonjë analizë të strukturës, nuk po them që nuk kishte struktura, kishte grupe dhe plane nuk kishte struktura formale të ushtrisë, nëse do të ekzistonte një informacion i tillë, do të ishte informacion i inteligjencës dhe unë me siguri do ta kisha ditur”, ka thënë Rubin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.