GRANDEMALL

Ruairi O’Connell, mediave serbe: Kosova ka të drejtë të ketë ushtrinë, serbët mos të frikësohen

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruari O’Connell, ka folur për ushtrinë e Kosovës, taksën e vendosur nga Qeveria e Kosovës dhe për dialogun. Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruari O’Connell, duke folur për themelimin e ushtrisë së Kosovës, iu ka bërë thirrje serbëve që të mos kenë frikë nga krijimi i ushtrisë.

Në një intervistë për “Tv Prva”, O’Connell ka thënë se shteti i tij, nuk e konsideron si të rrezikshme ushtrinë e Kosovës dhe se një gjë e tillë nuk ka arsye të diskutohet.

“Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe mund të formojë forca të armatosura nëse dëshiron. Fakti i thjeshtë se ka forca të armatosura nuk është as një gjë negative dhe as destabilizuese. Ky është një proces dhjetëvjeçar në fund të së cilit nga tre mijë e pesëqind forca do të rritet ky numër në pesë mijë pjesëtarë të ushtrisë. Nuk është një ndryshim i madh, nuk mendoj se ka ndonjë qëllim që dikush ta pushtojë Mitrovicën apo ta pushtojë veriun e Kosovës. Nuk mendoj që ushtria e Kosovës ka për synim që të përdor forcat e asaj kundër serbëve të Kosovës”, deklaroi O’Connell, përcjell lajmi.net.

ARKATANA

O’Connell shtoi se nuk e beson se do të ndodhë një gjë e tillë pasi që siç tha ai, nëse ndodhë një gjë e tillë, Kosova do të mund të humbiste miqtë e saj ndërkombëtar dhe kjo do të ishte në dëm të Kosovës, prandaj siç u shpreh ai, nuk do të ndodhë një gjë e tillë.

O’Connell në këtë intervistë ka folur edhe për taksën prej 100 për qind për mallrat ndaj Serbisë dhe Bonsjës. Sipas tij vendosja e kësaj takse nuk është në përputhje me marrëveshjen e CEFTA-s.

Sipas tij, është e qartë se vendosja e kësaj takse është më shumë politike për shkak të propagandës së Serbisë ndaj Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.