Mobi Casa

Ruair O’Connell: Liria e shtypit është shtyllë e demokracisë dhe ka çmim

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Ambasadori britanez Rajan O’Neil, është shprehur se liria e shtypit është thelbësore për të si ambasador i një vendi të zhvilluar. “Liria e shtypit është shtyllë e demokracisë dhe ka çmim. Gazetarët nëpër zona dhe vende të ndryshme ballafaqohen me shumë sfida gjatë raportimit dhe kjo e bënë të shpejtë punën e gazetarit” , ka thënë mes tjerash ambasadori O`Connell.

Me rastin e 3 Majit-Ditës ndërkombëtare të lirisë së shtypit, në Letnicë të Vitisë sot është mbajtur një tryezë me temën “Roli i mediave në demokratizimin e shoqërisë”, ku merrnin pjesë përfaqësues të Institucioneve lokale e qendrore, ambasadori i Britanisë së madhe në Kosovë, Ruair O’ Connell, deputet të Parlamentit të Kosovës, udhëheqës të mediave qendrore, gazetar dhe përfaqësues nga shoqëria civile.

Në hapjen e kësaj tryeze, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti është fokusuar në rolin që kanë mediat në demokratizimin e shoqërisë dhe sfidat që i përcjellin ato gjatë veprimtarisë. “Roli i gazetarit dhe mediave në përgjithësi, ballafaqohet me sfida gjatë veprimtarisë. Ne si Institucione në vazhdimësi kemi vlerësuar punën e mirë të mediave dhe informimin, por edhe ndikimin pozitiv në demokratizimin e shoqërisë. Do të vazhdojmë të jemi të përkushtuar që të mbështesim punën e mirë të mediave edhe në të ardhmen dhe për këtë, pikërisht sot kam sjell vendimin për krijimin e hapësirës për Klubin e gazetarëve të Vitisë “Kerim Leëton”, në mënyrë që qasja mediale të jetë më e lehtë në ofrimin e informacioneve për opinionin”, ka thënë kryetari Haliti.

Kurse ambasadori britanez Ruair O’ Connell, është shprehur se liria e shtypit është thelbësore për të si ambasador i një vendi të zhvilluar. “Liria e shtypit është shtyllë e demokracisë dhe ka çmim. Gazetarët nëpër zona dhe vende të ndryshme ballafaqohen me shumë sfida gjatë raportimit dhe kjo e bënë të shpejtë punën e gazetarit”, ka thënë mes tjerash ambasadori O’ Connell

Për qëllimin e organizimit të kësaj tryeze, ka folur edhe drejtoresha e Kulturës,Rinisë dhe Sportit në Viti Kaltrina Sylejmani, e cila ka theksuar se po në këtë ditë Vitia pos që shënon ditën e lirisë së shtypit, po ashtu edhe përkujton gazetarin e vrarë 15 vite me parë Kerim Leëton.

Eco Higjiena

Panelistët e kësaj tryeze Mufail Limani nga RTK, Abide Osmani nga klubi i gazetarëve “Kerim Leëton” të Vitisë, Zenun Pajaziti kryetar i komisionit parlamentar për media në Parlamentin e Kosovës dhe Ramadan Ilazi zv. ministër i Integrimeve Evropiane, kanë folur për temën e kësaj tryeze duke pasqyruar zhvillimin e medieve por edhe punën e tyre dikur dhe tani.

Në pjesën e dytë të kësaj tryeze, u diskutua nga të pranishmit për temën e caktuar duke vlerësuar objektivat dhe synimet për të ardhmen e medias kosovare në përgjithësi në demokratizimin e shoqërisë.

Në ditën ndërkombëtare të lirisë së shtypit, të pranishmit kanë vizituar memorialin e gazetarit Kerim Leëton në Viti dhe vunë kurora lulesh në shenjë nderimi për veprën e tij, i cili u vra gjatë raportimit të konfliktit në Maqedoni në vitin 2001.

Tryeza e sotme u organizua nga drejtoria për Kulturë Rini e Sport në bashkëpunim me Klubin e gazetarëve “Kerim Leëton“ në Viti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.