United Hospital

RTV “Presheva” dorëzon lajmet e 28 nëntorit me kërkesë të prokurorit në Vranjë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka nisur hetimet mbi ngjarjet e 28 nëntorit. Kështu me urdhër të prokurorit në Vranjë , RTV “Presheva” i është kërkuar dorëzimi i lajmeve të transmetuara gjatë festë së flamurit, njofton ky medium publik në Preshevë.

Me urdhër të prokurorit në Vranjë dhe për mes kërkesës gojore policia në Preshevë , ka kërkuar që edicioni i lajmeve të datës 28 nëntor ti dorëzohet ministrisë së punëve të brendshme.

Pas kësaj kërkese kryeredaktori i RTV Preshevës, Hasan Hasani ka dorëzuar dje në polici kopjen e edicionit të lajmeve.

‘’Pasi kemi marrë urdhrin gojor nga policia për ti vënë në dispozicion edicionin e lajmeve të datës 28 nëntor , ne me këtë rast kemi evidentuar materialin në arkivin tonë , duke kërkuar nga policia edhe vërtetimin mbi urdhrin e dhënë për të dërguar në polici edicionin e lajmeve”, është shprehur Hasani.

Mobi Casa

Ndërkaq pas protokollimit të materialit RTV “Presheva” ka kërkuar edhe vërtetimin mbi dorëzimin e materialit nga ana e policisë ku thuhet se edicioni i lajmeve ka të bëjë me aktivitete e festës së 28 nëntorit.

Sipas Hasan Hasanit kjo është hera e parë që ministria e punëve të brendshme me urdhër të prokurorit në Vranjë kërkon edicionin e lajmeve në RTV “Presheva”.

“Nuk dua të paragjykoj pasi në si medium kemi obligim ligjor që edhe personave fizik tu afrojmë materialet e transmetuara që janë publike”, tha Hasani.

Prokuroria pas këtij materiali do të bëjë hetimet me rastin e festës së 28 nëntorit./rtvpresheva/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.