Rryma aksidentalisht mbyt një femër nga Livoqi i Epërm i Gjilanit
Gjilan – Në fshatin Livoq i Epërm i Gjilanit raportohet se viktima femër shqiptare aksidentalisht është goditur nga rryma elektrike me ç’rast i janë shkaktuar lëndime vdekjeprurëse njoftoj policia e Kosovës.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi në Prishtinë.
Policia rastin e ka shënuar si vdekje e dyshimtë./rajonipress/


