FIDANISHTJA

Rrustemi: Zhbllokimi, duke ua dhënë rastin atyre që e kanë shumicën në Kuvend

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – E vetmja mënyrë për ta zhbllokuar situatën e pakëndshme paszgjedhore në Kosovë, është dhënia e rastit për t’i ndërtuar institucionet, atyre që e kanë shumicën në Kuvendin e Kosovës thotë Sabit Rrustemi.

Sabit Rrustemi veprimtar i hershëm i LDK-së thotë për rajonipress se radhën për ta krijuar këtë shumicë parlamentare e kishte Partia Demokratike e Kosovës. “Por, brenda këtyre pesë muajve, ajo nuk e arriti këtë. Madje, as për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Pa hyrë në rrjedhën e deritashme të ndodhive që, realisht krijuan një pamje të keqe për Kosovën, partia që doli e para në zgjedhje do duhej çelur rrugë. Të provojë dhe njëherë përmes seancës së Kuvendit për të zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit. Apo kur tashmë është e di se nuk i ka votat, të çelë rrugë dhe, ndërtimin e institucioneve ta bëjnë ato parti parlamentare që i kanë siguruar votat”.

Rrustemi thotë se kontestimet e mëtejme brenda skenës politike kosovare rreth “ngërçit politik”, se e shkaktoi kjo apo ajo palë, manipulimet e opinionit me deklarata joserioze të politikajve të akëcilit krah, apo dhe të “analistëve” që po dalin si kërpudhat pas shiut, si dhe presionet nën rogoz,(vendore apo ndërkombëtare), për të votuar kundër një vullneti politik që është bashkuar për ta ndryshuar gjendjen, në favor të atyre që realisht e kanë humbur shumicën në Kuvend, duhet ndalur, në mënyrë që zgjidhja të gjendet përmes votës në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

GRANDEMALL

“Sepse, Kuvendi është adresa dhe çelësi i kapërcimit të kësaj gjendje e cila realisht e ka karikuar demokracinë, edhe ashtu të brishtë, në Kosovë. E, jo Gjykata, jo ambasadat, jo media dhe as kafenetë e Prishtinës”.

Përndryshe, zgjedhjet e jashtëzakonshme sërish, janë të paevitueshme. Por, ato, me ligjin ekzistues zgjedhor, sërish nuk do të sigurojnë përfaqësim të denjë të votuesve dhe, prapë do t’ ju japin rast partive për manipulime, blerje e vjedhje votash si dhe përcaktimin e deputetëve, përmes komisionerëve e, jo përmes zgjedhësve ka shtuar Rrustemi.

Rrustemi thotë se zgjedhjet e jashtëzakonshme, që duken edhe si të paevitueshme, do t’ia zgjasin edhe pak jetën kësaj Qeverie si dhe PDK-së me partnerët e saj, të cilët, ashtu si erdhën pandershëm në pushtet, me vota të vjedhura, po shihet se nuk kanë vullnet për ta lëshuar pushtetin me faqe të bardhë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.