FITORJA

Rrustemi uron Kosovën dhe fituesin e zgjedhjeve

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Rezultatet e para, flasin se kemi një parti fituese .Për mua kjo është paksa befasuese sepse, realisht Kosovës i u ka dashur ndryshimi. Shkaku i këtij ndryshimi që nuk ndodhi, u bëra dhe pjesë e kësaj gare. Megjithatë, përgëzoj qytetarët e Republikës së Kosovës dhe, fituesin e kësaj gare ka thënë Sabit Rrutemi.

Sabit Rrustemi ka uruar votuesit e tij dhe fituesin e këtyre zgjedhjeve PDK. Në një urim të tij thuhet se Zgjedhjet e parakohshme nacionale që u zhvilluan dje, më 8 qershor 2014, manifestuan një kulturë të lartë demokratike dhe, pas 17 Shkurtit 2008 e këndej, ishin zgjedhjet më të rregullta që janë zhvilluar në Kosovë.

Dhe, për këtë, unë përgëzoj popullin tim, votuesin e këtij vendi që u bë pjesë e këtij procesi…po edhe partitë politike, të cilat ishin meritore për gjithë këtë kulturë qytetare që u manifestua në këto zgjedhje.

Rezultatet e para, flasin se kemi një parti fituese. Për mua kjo është paksa befasuese sepse, realisht Kosovës i u ka dashur ndryshimi. Shkaku i këtij ndryshimi që nuk ndodhi, u bëra dhe pjesë e kësaj gare.

Por, aty ku mbisundon logjika, ofro para e merr pushtet dhe, në plan të dytë mbetet Programi i zhvillimit dhe i një perspektive për të gjithë,shteti vazhdon të mbetet i brishtë dhe, shpresat e shumicës qytetare, të zvetnuara.

FIDANISHTJA

Uroj të më demantojë koha për këtë konstatim.
Megjithatë, përgëzoj qytetarët e Republikës së Kosovës dhe, fituesin e kësaj gare.

Si njëri nga pretendentët për një ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës, po i pres rezultatet individuale , rezultate këto që do përcaktojnë dhe rrugën time për më tutje.

Sido që të jenë këto rezultate, unë i falënderoj dhe ju jam mirënjohës të gjithë atyre që më mbështetën, si brenda Kosovës, ashtu edhe nga Mërgatat jonë, anekënd botës.
Po kështu, falënderoj dhe bazën time propozuese, Lidhjen Demokratike të Kosovës që pati besim në mua si dhe familjen e cila ishte shtylla ime kryesore në këtë garë.
I respektoj edhe ata që nuk votuan për mua, pa dyshim.

Kryesorja, Kosova le të ecë përpara….
Unë do jem përherë pjesë e proceseve të mira dhe në interes të vendit si njeri i kulturës në shërbim të kombit thuhet në urimin e Sabit Rrustemit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.