UBT

Rrustemi: S’ka pasuri më të madhe se besimi i qytetarëve

/ 5 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Sabit Rrustemi, i njohur si publicist, veprimtar politik e, më shumë si shkrimtar me një serë veprash letrare si dhe shpërblime edhe në shkallë vendi, është njëri nga kandidatët e mundshëm për deputet në listën e LDK-së , për Kuvendin e Republikës së Kosovës. I bindur në fitore, Sabit Rrustemi, shprehet se, pasuria më e madhe e tij, është besimi i qytetarëve dhe, nderi që ju ka dhënë përmes LDK-së, për t’i shërbyer vendit të tij nga një organ përfaqësues qytetar, më i larti në vend.

I njohur për frymën e tij rugoviane, nga vitet nëntëdhjeta e këndej, ka ushtruar një mori funksionesh, si në aspektin partiak po edhe institucional në kuadër të LDK-së apo i deleguar nga kjo parti, si në nivel lokal dhe atë qendror raporton rajonipress.

Sabit Rrustemi mes viteve 1990 – 2002, si dhe 2004 – 2006, ishte anëtar i kryesisë së LDK të Gjilanit ku udhëhoqi informimin dhe marrëdhëniet me publikun deri në fund të vitit 2008 –të. Ndërsa një mandat të deputetit e barti mes viteve 2001 – 2004.

Me publikun në fushën e informimit, u mor edhe gjatë tetë viteve përmes Kuvendin Komunal të Gjilanit (2001 – 2008).

Më pas, për tetë muaj e gjysmë ishte anëtar i KQZ, në Prishtinë prej nga shkon në zyrën e z/kryeministrit si këshilltarë politik, për nja dy vite e gjysmë.

Nga viti 2010 e këndej, i u rikthye dashurisë së parë, poezisë si dhe veprimtarive letrare përmes Ars Clubit dhe Shtëpisë Botuerse “Beqir Musliu”. Ka edituar deri tash mbi 52 botime letrare nga autor të ndryshëm, brenda e jashtë Kosovës.

Ndërsa në planin personal, është autor i mbi 15 veprave të botuara letrare. Ka ideuar dhe zbatuar edhe dy Manifestime të reja poetike, “Trekëndëshi poetik i paqes“ dhe “Vjeshta letrare e Gjilanit”, manifestime këto që po hyjnë në vitin e pestë të jetëgjatësisë së tyre.

Dhe tash, pas një veprimtarie të bujshme letrare, zhvilluar nëpër shumë qytete të Kosovës dhe jashtë saj, si dhe dy shpërblimeve prestigjioze në shkallë vendi për librat më të mirë të vitit (2013, 2014), Sabit Rrustemi mëton karrigen e deputetit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, përmes partisë në të cilën ishte prej fillimit, Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Uji Dea

Arsyet që e shtyn Sabit Rrustemin ta pranojë këtë garë, sipas tij, realisht është dinjiteti i nëpërkëmbur i Kosovës dhe qytetarit të saj nga qeverisja jo e mirë e PDK-së dhe aleatëve të saj, orientimi i njëanshëm i investimeve nëpër disa pjesë dhe zona të vendit dhe, anashkalimi total i Anamoravës dhe, në veçanti Grykës së Karadakut nga investimet kapitale, sidomos gjatë mandatit të dytë të kësaj qeverie në ikje.

Deputeti i ardhshëm i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i cili beson se do jetë pas 8 qershorit, përmend dhe një mori arsyesh tjera pse e pranoi këtë sfidë kandiduese, në një garë të parakohshme zgjedhore dhe në një afat të shkurtër kohor.

“Është loja perfide me banorët e Zhegrës rreth themelimit të Komunës, mungesa e perspektivës për të rinjtë, papunësia dhe një serë procesesh tjera që kanë ngecur. Po, edhe mungesa e investimeve të nevojshme në kulturë, ambient, trashëgimi kulturore, gjendja e rëndë e krijuesve dhe artistëve, të cilët krijojnë vepra kulmore e mezi mbesin gjallë, orientimi jo i duhur i politikave dhe investimeve në kulturë, anise janë bërë përpjekje. Dhe, në veçanti liria e shprehjes dhe rastet e pazbardhura të krimit tash e 15 vite”.

Me praninë dhe angazhimin e tij në Kuvendin e Republikës së Kosovës, bazuar në përvojën që ka dhe, që e ka ruajtur, zoti Rrustemi premton se do jetë zëri i arsyes, zëri i qytetarit si njeri i kulturës në shërbim të kombit.

Ai, do jetë në gjendje që kurdo dhe kudo, përherë t’i përgjigjet popullit, institucioneve të saj, madje edhe atëherë kur nuk e kërkojnë…e para se gjithash, bazës së tij propozuese dhe mbështetëse, Zhegrës me Grykën e Karadakut.

Ndër të rrallët, emri i të cilit nuk është lakuar asnjëherë sa i përket hajnisë, keqpërdorimit të detyrës e korrupsionit, Rrustemi pretendon për t’i dhënë sa më shumë Kosovës e, për të marrë sa më pak prej saj. Sepse ndryshe, nuk ngritet e forcohet shteti më i ri në botë, i cili nuk është pa halle dhe brenga.

Por, me Lidhjen Demokratike të Kosovës, në drejtimin e vendit dhe me akademik Isa Mustafën kryeministër, mendon se Kosova do t’ ju kthehet trendeve zhvillimore, do konsolidojë demokracinë, do zbutë papunësinë si dhe do forcojë shtetin ligjor e do hap perspektivë për të rinjtë në rrugën e integrimeve euro – atlantike.

I bindur në fitore, Sabit Rrustemi, shprehet se, pasuria më e madhe e tij, është besimi i qytetarëve dhe, nderi që ju ka dhënë përmes LDK-së, për t’i shërbyer vendit të tij nga një organ përfaqësues qytetar, më i larti në vend./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.