Rrustemi: QNR po ngutet, unë kam më shumë vota

Gjilan – Sabit Rrustemi kandidat për deputet nga radhet e LDK-së thotë për rajonipress se ka nisur të dyshojë në Qendrën për rinumërim të rezultateve e cila sipas disa portaleve mua më ka renditur me 4105 vota derisa vetëm në LDK e Gjilanit unë kam marrë 4696 vota. Unë po dyshojë se qysh tash kanë filluar manipulimet e shifrave.
Rrustemi tha për rajonipress se sipas QNR ai ka vetëm 4105 vota, derisa dega e LDK-së në Gjilan ka nxjerr vetëm në këtë qytet se Rrustemi ka rreth 4696 vota.
“Unë po dyshojë në QNR e cila ose qëllimisht ose pa dijeninë e saj po lejon që publiku të manipulohet. Brenda pak minutave unë del se kam dy lloje të rezultateve. Në fakt sipas të gjitha shënimeve unë kam vota më shumë sesa është thënë nga QNR. Pos 4696 votave që kam marr në Gjilan, unë ende kam vota në Ferizaj, Viti, Kamenicë, Prizren, Pejë e Prishtinë. QNR duhet të demantojë këto publikime ose në të kundërtën unë po dyshojë se kjo është parapërgatitje e terrenit për t`i dëmtuar kandidatët e votuar” tha Rrustemi.
“Pavarësisht se mund të mos jenë të sakta as njëra apo tjetra shifër, kjo lojë e tillë me shifra, emra, renditje dhe…çka jo tjetër po shkakton huti dhe, mosbesim ndaj finalizimit të këtij procesi…KQZ-ja , do duhej të dal me sqarime para opinionit publik dhe kandidatëve garues si dhe të garantojë ndershmëri në numërimin e rezultateve, madje dhe duke i rinumëruar votat e përgjithshme në nivel Kosove, sepse ekzistojnë dyshime të mëdha se votat e kandidatëve brenda partive, nuk janë numëruar saktë, janë shtuar te disa kandidatë si dhe publikimet e pasakta kanë shkaktuar huti gjithandej” tha Rrustemi./rajonipress/