RCCOLA

Rrushi pastron trupin prej helmeve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kush e pëlqen rrushin, sezonin mundet ta shfrytë- zojë për mbajtjen e dietës e cila bazohet në frutat e vjeshtës. Pos se është e duhur për humbjen në peshë, dieta me rrush përmirë- son metabolizmin dhe e pastron trupin prej helmeve. Rrushi është i pasur me mineralet, si kalium, magnez, hekur, kalcium, fosfor. Këto substanca përmirësojnë punën e trurit, forcojnë muskulaturën, si dhe mirë ndikojnë në shëndetin e veshkave

Disa studime tregojnë se konsumimi i rrushit ul rrezikun nga kanceri i mushkërive, e kjo dietë ju sugjerohet duhanxhinjve. Pos se është e pasur me minerale, përmban edhe vitaminë C, si dhe antioksidues. Përparësi në shëndetësi kanë edhe farat që pozitivisht ndikojnë në uljen e kolesterolit në gjak.

Hidromorava

Këtë dietë duhet ta mbani nga 3-7 ditë, dhe gjatë kësaj kohe mund të hani rrush sa të dëshironi, e sugjerohet të hani së paku gjysmë kilogrami. Në këtë mënyrë përmirësohet tretja dhe pastrohen zorrët, e me këtë rast nuk do të humbni në energji, pasi rrushi ka vlerë të lartë energjike. Sugjerohet që pauza midis shujtave të mos jetë më e gjatë se dy orë. Eliminoni pijet e gazuara, pini lëng rrushi dhe çaj të bimëve.

(Kosova Sot)