UBT

Rrushi ndihmon forcimin e imunitetit

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Rrushi, tashmë, është i njohur për vetitë e tij antioksiduese dhe stimuluese të prodhimit të qelizave të kuqe të gjakut. Antioksiduesit e tij ngadalësojnë plakjen jo vetëm të organizmit, por edhe të shumë aspekteve të tjera të organizmit.

Në anën tjetër, kaliumi dhe hekuri, të cilët futen në përbërjen e kësaj frute, ndihmojnë në prodhimin e hemoglobinës, e cila është pjesë e qelizave të kuqe të gjakut. Këto të fundit bartin oksigjenin dhe lëndët ushqyese kudo në organizëm dhe largojnë dyoksidin e karbonit dhe mbetjet e tjera të panevojshme.

Mobi Casa

Mjekët thonë se vitaminat dhe mineralet që përmban rrushi i freskët ose lëngu i tij i papërpunuar, mbrojnë nga sëmundjet e zemrës dhe nga kanceri. Veç kësaj, rrushi ndihmon forcimin e imunitetit, sistemit mbrojtës të organizmit. Rrushi rekomandohet të hahet sidomos gjatë ditëve të ftohta të vitit pasi që është dëshmuar si parandalues i gripit por edhe të ftohjes.