Rrushi lufton tumoret dhe mbron zemrën

Rrushi është ushqimi më ideal. Ai mbron nga keqtretja e stomakut, temperatura, sëmundjet e mëlçisë, hemorroidet, osteomieliti, gangrena, kanceri, si dhe nga mjaft sëmundje të tjera. I cilësuar si mbreti i frutave për shkak të vetive kuruese që ka, studimet tregojnë se rrushi dhe varietetet e tij (i kuq, i bardhë dhe i zi) mund të të mbrojë nga sëmundjet e zemrës.
Ndërsa lëvorja e rrushit është e pasur me kvercetinë, substancën e cila e rregullon nivelin e kolesterolit në gjak dhe e zvogëlon rrezikun për të pësuar sulm kardiak, po ashtu rrushi është i pasur me polifenole dhe tanimë, që parandalojnë shfaqjen e tumoreve të ndryshme. Disa mjekë kanadezë kanë arritur në rezultatin se rrushi është një armik i viruseve. Gjithashtu rrushi ndikon në zhdukjen e kariesit të dhëmbëve.
Rrushi i zi mendohet se ndihmon shumë organizmin për t’u pastruar nga helmet. Por rrushi asnjëherë nuk u këshillohet atyre që dëshirojnë të humbin në peshë, ai ndihmon personat që vuajnë nga kapsllëku. Rrushi i bardhë dhe i zi janë të pasur me vitaminat nga grupi B, si dhe vitaminat A dhe C. Për shkak të sasive të mëdha të acidit kafeik, i cili është përbërës i substancës polifenolë, rrushi ndihmon edhe në mbrojtjen e organizmit nga kanceri. Prova të shumta të kryera në SHBA te persona të moshës së tretë, treguan se stafidhet dhe rrushi lidhen ngushtë me uljen e përqindjes së vdekjeve nga sëmundjet kanceroze.
Farat e rrushit aktivizojnë edhe mikroqarkullimin e lëkurës, gjë e cila ndihmon në mosplakjen e shpejtë të saj. Farat përmbajnë gjithashtu omega 6 dhe omega 9, e cila sjell rigjenerimin e qelizave dhe favorizon hidratimin e epidermës. Ndërsa vaji i farave të rrushit përdoret për masazh edhe tek flokët e thatë.