RCCOLA

Rrushi kontrollon sasinë e sheqerit në gjak

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Nëse konsumoni rrush tre herë brenda ditës, në mase të madhe do të mundë të parandaloni sasinë apo ndryshimin e sheqerit në gjak pas vaktit të konsumuar.

Është vërtetuar se konsumimi në masë i rrushit, ndikon në kontrollin e sasisë së sheqerit në gjak, transmeton “Zeri.info”.

Studiuesit kanë analizuar gjendjen shëndetësore të 46 personave, nga ku dolën në përfundimin se ky frutë parandalon ndryshimin e sheqerit në gjak.

Mobi Casa

Rrushi përmban fibra dhe antioksidues, të cilët ndikojnë në kontrollin e sasisë së sheqerit në gjak.

Mjafton që të konsumohen rreth 200 gram rrush në ditë për të arritur efektin e dëshiruar. /ZËRI/