ARKATANA

Rrushi – fruti që ndikon në bukurinë, vitalitetin dhe shëndetin tuaj

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Fryti më i mirë në mesin e të gjithë frutave vjeshtore, mund të konsiderohet si një thesar i vërtetë i shëndetit…

Sheqer rrushi, venë prej rrushi, acid limoni dhe molle, mineralet nga kalciumi dhe magnezi e deri te hekuri dhe fosfori, vitamina A, C, B – rrushi përmban të gjitha vlerat ushqyese për dallim nga ushqimet tjera.

Tonifikues natyral i trupit

Kokrrat e kuqe të rrushit janë përplot me celulozë dhe pektin, gjë që paraqet edhe arsyen pse rrushi konsiderohet si fryt që ndihmon tretjen, pastron trupin nga toksinat, eliminon ujin e tepërt nga trupi dhe ka funskion diuretik. Rrushi është ideal për mënyrën e të ushqyerit në vjeshtë pasi vepron si tonifikues natyral për organizmin, sasia e fosforit dhe kalciumit është e dobishme për metabolizmin e nyjeve dhe eshtrave. Për këtë, rekomandohet konsumi i rrushit gjatë shërimit pas ndonjë thyerje apo lëndimi të eshtrave.

Efekti shërues dhe dobiprurës

Rrushi është një burim shumë i vlefshëm i fitokemikaleve bioflavonoide, që kanë potencial antioksidues, përkatësishtmbrojnë qelizat nga efektet e dëmshme të radikaleve të lira. Theksimi i ngjyrës së rrushit nënkupton përqëndrimin më të fortë të bioflavonoideve. Polifenoli që gjendet tek rrushi, por edhe tek vera, inaktivizon radikalet e lira. Rrushi i kuq përmban pigmentin antocianin nga grupi i fenoleve bimore që funksionon ngjashëm sikur likopenet tek domatet, si dhe si antioksidant i fuqishëm. Këto pigmente bimore i japin ngjyrë të kuqe frutave dhe perimeve si: grejpfruti i kuq, shega, shalqiri, luleshtrydhet, qershitë, lakra e kuqe.

Ka dëshmi se konsumi i rrushit përmirëson qarkullimin e gjakut, nëse keni probleme me presionin e lartë të gjakut, një gotë verë në ditë mund të ndikojë në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës. Si antioksidant, rrushi ndikon edhe në mbrojtjen e mushkërive nga sëmundjet që lidhen me pirjen e duhanit. Vitamina A, C, E që gjendet tek rrushi, mund të ndikojë edhe në ruajtjen e të pamurit.

Mobi Casa

Trajtimi i bukurisë me anë të verës së rrushit

Gjatë viteve të fundit, rrushi është bërë faktor i rëndësishëm në industrinë kozmetike. Përveç përbërësve aktiv që përmban vera si procyanidin (mbrojtjen e enëve të gjakut dhe eliminimin e radikaleve të lira), polifenole (antioksidantë të mirë), resveratrol, vitamina A, C, B1, B2, vera gjithashtu ka një fuqi të madhe antioksiduese dhe sot paraqet një nga produktet e rëndësishme dhe mbrojtëse kundër plakjes. Rrushi përmban shumë vitamina E, natrium, fluor, magnez, hekur, kalium, kalcium, fosfor si dhe acide frutash.

Farat dhe lëkura e rrushit është e pasur me polifenole dhe antioksidantë që luftojnë kundër radikaleve të lira, përgjegjëse për plakjen e lëkurës. Të gjitha këto substanca bioaktive tek rrushi, vera dhe farat, përdoren për pastrimin, masazhimin, pilingun dhe maskave për fytyrë dhe trup.

Përgatitja e ushqimit me rrush

Në sezonin e të korrave sigurisht që është shumë mirë për të ngrënë rrush të freskët. Ekzistojnë mundësi të ndryshme në përgatitjen e rrushit, nga ai bëhet lëng i shijshëm, uthull, xhem dhe marmeladë. Rrushi përdoret edhe si shtesë për sallatë frutash si dhe kombinime tjera. Provoni në dekorimin e deserteve dhe akulloreve, apo si përbërës në mbushjen e shtrudllave.

Rrushi i thatë përdoret më së shumti në përgatitjen e ëmbëlsirave dhe deserteve tjera. Orizi apo pilafi pasurohet shumë në shije nëse i shtoni bajame apo rrush të thatë. Rrushi si lëng i freskët stimulon oreksin, përmirëson metabolizmin në trup, heq toksinat nga trupi, rekomandohet për anemi, ndihmon në normalizimin e presionit të gjakut.

Vaji nga farat e rrushit, është shumë i vlerësuar dhe kërkuar, ku së pari herë u prodhua në Francë si një zëvendësim për vajin e ullirit. Ajo mund të përdoret në gatim, përmban shumë antioksidantë dhe polifenole. Përmban omega 3 – acide yndyrore si dhe ka efekt mbrojtës për sistemin kardiovaskular./gazeta blic/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.