FITORJA

Rrushi, frut i mrekullive për zemrën dhe tumoret

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Rrushi ndahet në dy lloje kryesore: rrush për verë dhe rrush për tavolinë.

Rrushi i verës ka kokrra më të vogla dhe pothuajse pa hapësira mes tyre, ndërsa rrushi i tavolinës ka kokrra më të mëdha dhe hapësirë mes tyre.

Vetitë Rrushi njihet për vetitë e tij, sidomos për lëkurën. Ai mund të aplikohet në rastet e herpesit. Përsa i përket vlerave ushqyese, është e rëndësishme të nënvizojmë se pjesën më të madhe, rrushi e ka te lëkura e tij. Ajo përmban nivele të larta polifenolësh dhe resveratrolësh, që kanë veti antioksiduese. Ky frut ndihmon edhe në rastet e kapsllëkut dhe problemeve që lidhen me qarkullimin e gjakut.

Rrushi është shumë i pasur me kripëra minerale si zinku, potasi, magnezi, hekuri dhe vitamina të grupit A, B dhe C. Është një frut që mund të konsumohet nga të gjithë, edhe nga ata që janë mbipeshë. Përjashtohen vetëm diabetikët, pasi përmban sheqer.

FIDANISHTJA

Në lëkurën e tij është zbuluar kohët e fundit një antioksidant që quhet resveratrol, që ndihmon qarkullimin e gjakut.

Rrushi i bën shumë mirë tre organeve: veshkave, mëlçisë dhe zorrës.Përsa i përket farave të rrushit, ato kanë veti antioksiduese, por nuk duhet t’i përdorin njerëzit që kanë probleme me kolitin.Ky frut përmban edhe flavonoide. Sa më e errët të jetë lëkura e tij, aq më shumë flavonoide përmban rrushi.

Vlerat ushqyese 100 gramë rrush përmbajnë 69 kilokalori. 80% e rrushit përbëhet nga uji, 17% nga sheqeri e më pas vijnë me radhë proteinat, aminoacidet, yndyrnat, mineralet dhe vitaminat, shkruan shije.al. Nga mineralet, më prezenti është potasi, i cili lë pas fosforin, kalciumin dhe magnezin. Mes vitaminave, dominuese është vitamina A. Pas saj vijnë B-ja, C-ja dhe K-ja.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.