UBT

Rrugëtimi i vështirë i Milaim Ramës për t’u bërë futbollist profesionist

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Milaim Rama kishte shkuar në Zvicër nga Kosova si adoleshent.

Në vitin 1993, tashmë ish-futbollisti i njohur kosovar, e mori rrugën drejt kurbetit, ku do t’i bashkohej babait të tij, i cili kishte vite që jetonte në shtetin helvetik, ndërsa më pas rrugën e tij e ndoqi edhe familja.

46 vjeçari u rrit në fshatin Zhiti, në komunën e Vitisë.

Në atë kohë, Rama e njihte vetëm futbollin e rrugës.

“Nuk kam luajtur më parë futboll të madh”, theksoi ai në një intervistë dhënë emisionit “Fol Shqip Show”.

Fillimi i jetës në Zvicër nuk ishte i lehtë për të.

Atij i duhej të ambientohej në një realitet të ri, në një kulturë dhe gjuhë të re.

“Edhe unë kam vuajtur shumë në atë kohë dhe ishte e vështirë”, shton Rama.

Por, vendosmëria dhe puna e tij bënë që t’i kalonte krejt sfidat.

GRANDEMALL

Rama ka luajtur në divizionin e pestë të Zvicrës, ndërsa hap pas hapi, ai i arriti majat dhe e mori një ftesë nga Kombëtarja e Zvicrës.

Ai u bë lojtar i parë shqiptar që luan për Kombëtaren e Zvicrës, për t’u pasuar më pas nga dhjetëra të tjerë.

Dhe, fati deshi që Rama ta zhvillonte ndeshjen e parë për Zvicrën pikërisht kundër Shqipërisë në Gjenevë.

Dhe, Milaimi e kujton shumë mirë atë ditë.

“Kam pasur emocione të jashtëzakonshme, sidomos kur këndohej himni kombëtar”, e kujton Rama lojën të cilën Zvicra e kishte fituar me rezultat 3:2.

Sipas tij, nuk është vetëm talenti i mjaftueshëm, por shumë punë, përkushtim dhe disiplinë.

Sipas tij, në Kosovë ka shumë talente, por që pakkush mund t’ia dalë.

Futbollisti i parë shqiptar në histori që luajti në një Kampionat Evropian shpreson që përmend përvojës së tij të mund t’i ndihmojë të rinjtë t’i arrijnë ëndrrat e tyre. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.