ARKATANA

Rrugëtimi i Robin Krasniqit, nga Juniku në kampion bote në boks

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Robin Krasniqi e fitoi sonte titullin e kampionit të Botës në kategorinë gjysmë të mesme ËBA, derisa mposhti me nokdaun Dominic Bosel në raundin e tretë.

Por, kush është Haxhi Krasniqi?

Boksieri kosovarë u lind në Junik të Kosovë më 1 prill 1987 derisa deri me tani ka pasur disa tituj europian por edhe botëror.

Historia e Robinit, emri i vërtetë i të cilit është Haxhi, është interesante dhe e dhimbshme.

Ai u largua nga Kosova për shkak të luftës në Kosovë bashkë me familjen e tij. Ai do të vendosej në Munchen të Gjermanisë.

Debutimin profesional në boks Krasniqi e bëri më 20 tetor të vitit 2005, i cili debutim nuk ishte edhe aq i mirë pasi që ai humbi ndaj Seven Haselhuhn ku u nokautua në rundin e katër.

Mobi Casa

Në ndeshjen e tretë, të mbajtur më 5 janar 2006, Robini do të humbiste përsëri, prapë duke u nokautuar në rundin e katër nga Adrian Cerneaga.

Por, pas këtyre dy ndeshjeve Robin Krasniqi do të vazhdonte të fitonte për shtatë vite rresht, duke fituar WBO dy herë për peshat e mesme.

Më 20 prill 2013, Krasniqi synoi titullin e botës kundër Nathan Clevery, por që humbi në raundin e dymbëdhjetë.

Mundësia e dytë për titull e Robinit ishte në vitin 2015, më 21 mars ku ai u mposht nga Jurgen Brahmer në rundin e nëntë në finale për ta humbur kështu rripin e WBA-së.

E treta e vërteta. Robin Krasniqi, e fitoi titullin e botës WBA sonte kundër Dominic Bosel, duke u bërë kështu shqiptari i parë që ka rripin botëror në këtë kategori në boksin profesionist. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.