Mobi Casa

Rrugëtim (Prozë poetike)

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Nis rrugën e gjatë dhe në ecje hapi im kumbon duke më shoqëruar përtej malit të frikshëm. Më shoqëron si hije tmerruese, si ëndërr makthi. Mandej se kush më flet, që njeriu kurrë nuk mund ta zërë hapin e vet.

Gjurmët e kohës bien nën këmbë dhe rrëshqasin, si akrepat e orës që tërheqin njëritjetrin
në vrap. Edhe koha po i tërheq hijet e veta prapa vetes, në një harrim të pakthyeshëm…
Duke jetuar në këtë botë çmendurake, tjetërsojmë njëri-tjetrin në gjithçka dhe në asgjë.
Nuk është për t’u çuditur nëse edhe hapi im përtej meje do të ishte vdekja ime e fundit.
Të gjitha ëndërrimet ikën dhe pas vete lane gjurmët e pranverës së vonuar.

Në prehrin e natës kotet mërzia, duke përkundur djepin e zbrazët në vetminë e humbur
të jetës.

Mobi Casa

Nga ky udhëtim, do të ruaj dhimbjen time pa lot, sepse lot më s’kam, e trishtimi nuk është vajtimi im i fundit, por një gur i rëndë që peshon në vendin e vet pa vend..

Ramadan Mehmeti

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.