Rrugët e Kamenicës janë të hapura dhe të kalueshme

Kamenicë – Begzad Sinani së bashku e zyrtarët komunal ka inspektuar vet terrenin për të parë nëse të gjitha rrugët janë të kalueshme. Sinani ka thënë se fal angazhimit të kompanisë, por edhe të qytetarëve tani rrugët janë të kalueshme.
Të gjitha rrugët në Komunën e Kamenicës janë të hapura dhe të kalueshme. Kështu thotë Begzad Sinani i cili edhe vet ka marrë pjesë në inspektimin e rrugëve kryesore në fshatrat malore.
Sinani ka thënë se Kompania dhe komisioni janë aktiv në tërë territorin e Komunës së Kamenicës. “Kemi intervenuar dhe janë bërë të kalueshme rrugët: Rrugët e Qytetit të Kamenicës, Kamenice – Koperrnicë – L.”Xhaçkaj” – Hogosht, Qafe e Koperr. – Tygjec – Sfirc – Kapi, Zajqec – Hajkobille, Topanicë – Bllate – Dajkoc – Kolloleq – Miqiverc – Rogane – L.”Behaj, Roganë – Karaqevë e Poshtme – Karaqevë e Epërme, Karaqevë e Poshtme – Muhoc – L.”Foniqet” L.”Bernjashet” – Breznicë ( kufi ), Hogosht – Lisockë dhe Hogosht – Poliçkë, Kamenicë – Busavatë – L.”Oranet” – L.Jabukoviket” – L.”Bajrovit” – L.”Prekorogjet”, Kamenicë – Strezoc – Krilevë Gllogovicë, Koretin – L.”Ibrahimet” – Dajkoc – Qarakoc – Kolloleq – Hogosht – L” Xhaçkaj” – Kamenicë – Rrugët e Qytetit.
Sinani tha se edhe të hënën do të vazhdohet me hapjen e rrugëve tjera dhe sipas kërkesave të qytetarëve.
Sinani ka falënderuar komisionin Komunal për përcjelljen e gjendjes në teren dhe përgatitjen e Kompanisë”Global -Projekt” për intervenimet dhe hapjen e rrugëve kryesore me kohë në tërë territorin e Komunës së Kamenicës.
Sinani ka falënderuar edhe qytetarët aktiv që kanë ndihmuar në hapjen e rrugicave dhe kanë ndihmuar që edhe këto rrugë të jenë të kalueshme./rajonipress/