Rrugët e Anamoravës duhet të riasfaltohen..!
Nga Gani Sadiku – Në çdo pranverë jemi mësuar që gropat në rrugët e Ananmoravës, të mbulohen me nga një lopatë asfalt sa për ta kaluar vetëm verën dhe prapë të rihapen. A nuk ishte kjo një përbuzje dhe një idiotësi qeveritare ndaj banorëve të Anamoravës.,? Sot e gjithë ditën po.!
Sot në Kosovë nuk duhet të jesh qytetarë i mirë, pagues i rregullt i kontributeve dhe tatimeve, për të përfituar diçka nga shteti. Për të përfituar ndonjë investim infrastrukturorë, një regjion i caktuar, është dashur që ta ketë bandën e “prontos” në pushtet.
Qeveria e re do duhej të tregohej shumë e kujdesshme kundrejt kësaj pjese të Kosovës, sepse këta banorë janë tatimpaguesit më të rregullt në vend.!


